Back Përmirësimi i mbledhjes së të dhënave gjyqësore në Shqipëri

Përmirësimi i mbledhjes së të dhënave gjyqësore në Shqipëri

Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri" (SEJ III) filloi sot serinë e parë të një seri trajnimesh për stafin e administratës gjyqësore me synim përmirësimin e mbledhjes së të dhënave gjyqësore. Trajnimet synojnë krijimin e një kuadri të përbashkët konceptual dhe rregullash për mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin e performancës së gjykatave për të përmirësuar më tej efikasitetin e shërbimeve të ofruara për qytetarët e Shqipërisë.

Raundi i parë i trajnimeve i kushtohet Departamentit të Statistikave në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe do të vazhdojë me gjykatat kombëtare në të gjitha nivelet duke ofruar mundësinë që stafet lokale të kuptojnë dhe zbatojnë më mirë metodologjinë e re për mbledhjen e të dhënave gjyqësore. Trajnimet janë përshtatur për të siguruar një set gjithëpërfshirëse të mjeteve dhe instrumenteve kryesore të CEPEJ që do të zvogëlojnë barrën e nëpunësve të gjykatave në mbledhjen e të dhënave gjyqësore dhe do t'i mbështesin më tej ata që të përdorin statistikat gjyqësore si mjete relevante për një menaxhim efikas, transparencë dhe përgjegjësi në veprimtarinë gjyqësore.

Për të mbështetur këtë proces, projekti i ka ofruar asistencë Këshillit të Lartë Gjyqësor në hartimin e udhëzuesit "Për mbledhjen e të dhënave dhe plotësimin e grafikëve të të dhënave statistikore për matjen dhe monitorimin e produktivitetit dhe efikasitetit të gjykatave", bazuar në udhëzimet e CEPEJ. Udhëzuesi u miratua së fundmi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e "Rregullave standarde për efikasitetin e drejtësisë", në zbatim të Ligjit Nr. 115/2016 Për Institucionet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë.

Projekti SEJ III - "Përforcimi i Efikasitetit dhe Cilësisë së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri", është pjesë e programit "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 15 shkurt 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page