Back Përmirësimi i trajtimit të pacientëve psikiatrikë mjeko-ligjorë në institucionin e përkohshëm në Lezhë

Përmirësimi i trajtimit të pacientëve psikiatrikë mjeko-ligjorë në institucionin e përkohshëm në Lezhë

Pacientët psikiatrikë mjeko-ligjorë të akomoduar në institucionin e përkohshëm në Lezhë do të përfitojnë nga shërbime dhe mbështetje të përmirësuara, falë asistencës së ofruar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës për Shërbimin Penitenciar Shqipëtar. Kjo asistencë synon të përmirësojë kategorizimin e brendshëm dhe trajtimin e individualizuar të pacientëve. 

Nga data 9 deri më 11 Shtator 2026, dy ekspertë të Këshillit të Evropës vizituan institucionin e përkohshëm për të punuar me mjekët dhe psikologët lokal, si dhe për të prezantuar metodologji dhe mjete për vlerësimin e rrezikut të përsëritjes së veprave penale te meshkujt, në përputhje me standardet Evropiane. Kjo mbështetje synon të forcojë vlerësimet profesionale dhe të kontribuojë në rehabilitimin e pacientëve. 

Ekspertët shqyrtuan dosjet individuale të pacientëve dhe dhanë sugjerime konkrete për përmirësimin e diagnozës, trajtimit të përshtatur dhe gjykimit profesional dinamik. Së bashku me stafin lokal, ata do të propozojnë kritere për të mbështetur kategorizimin e pacientëve, duke përmirësuar kështu menaxhimin e brendshëm dhe përgatitjen për lirimin e tyre. 

Njohuritë dhe mjetet e prezantuara përmes kësaj mbështetjeje do t’u mundësojnë mjekëve dhe psikologëve të institucionit në Lezhë të shqyrtojnë në mënyrë të pavarur dosjet e 448 pacientëve meshkuj që aktualisht janë të akomoduar aty. 

Trajnimi u zhvillua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës  “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë dhe projektit të tij “Forcimi i mbrojtjes se te drejtave te njeriut  te personave te denuar ne Shqiperi”

Shën Koll/Lezhë 11 shtator 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail