Back Shënimi i Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë 2022 në Shqipëri

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë 2022 në Shqipëri

Në kuadër të IDAHOT 2022 në Shqipëri, projekti mbi “Promovimin e Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri”, nën programin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022” dhe Njësia e Këshillit të Evropës për Orientimin Seksual dhe Identitetin Gjinor (SOGI), po mbështesin organizatat lokale në Shqipëri në fushën e të drejtave të njeriut për fillimin e një serie aktivitetesh ndërgjegjësimi nën moton e këtij viti “Ne Jemi familje!”.

Java IDAHOT në Shqipëri do të zgjasë përgjatë muajit maj 2022 nëpërmjet nismave të ndryshme të rritjes së vizibilitetit dhe ndërgjegjësimit që përfshijnë komunitetet dhe mbështetësit LGBTI dhe synon të shfrytëzojë këtë mundësi për të përfshirë publikun e gjerë dhe komunitetet tona lokale përmes videove, shfaqjeve, fushatave në internet, ekspozitave fotografike, podkasteve dhe flash mob-eve.  

Aktivistët shqiptarë të LGBTIQ nga Aleanca LGBT, Pro LGBT, Streha, Open Mind Spectrum Albania dhe Pink Embassy kanë përgatitur një sërë nismash të cilat janë të dizajnuara me kujdes për të arritur te njerëzit dhe për të frymëzuar ndryshime që promovojnë mirëqenien e personave LGBTI në mbarë botën.

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë - 17 maj, u vendos si e tillë në vitin 2004 për të tërhequr vëmendjen ndaj dhunës dhe diskriminimit të përjetuar nga personat lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë.

 

Aktivitetet kryesore që do të zhvillohen gjatë Javës IDAHOT janë si më poshtë:

4 maj:

  • Prezantimi i Raportit të parë të Monitorimit Politik: maj-tetor 2021 “Programi i Angazhimit Qytetar LGBTI: Politika dhe Përfaqësimi për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit LGBTI në Shqipëri”.17:00-18:30, Organizator: OMSA - Vendi : pranë Institucionit të Avokatit të Popullit.

5 maj:

  • LEKSION I HAPUR mbi librin “THUAJE” – Tregime nga Prindër të komunitetit LGBTI, 08:0010:00, Organizator: OMSA, vendi: Fakulteti i Shkencave Sociale (5, 9, 11 dhe 16 maj)

6 maj:

  • Workshop për nismat joformale LGBTI. Organizator: Aleanca LGBT
  • Trajnim me përfaqësues të Policisë dhe të komunitetit LGBTI në Shqipëri. Vendi: Shkodër; Organizator: Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës

13 maj:

  • QUEER FILM FEST: DITËT E ARTIVIZMITTIRANA PO DIGJET!!! Nata e filmit & dokumentarit!! – prodhuar nga Komuniteti LGBTI, ora 18:00-20:00, Organizator: OMSA; Vendi: DESTIL

16 maj:

  • Hapja e Ekspozitës “Të jesh trans në Shqipëri” në Elbasan, 1:00, Organizator: Pink Ambassy (16,18, 23 dhe 25 maj 2022)
  • Videot e fushatës: Ne jemi familje, ora 18:00, Organizator: Aleanca LGBT & STREHA; Vendi: Destil
  • Ekspozita: Një Dekadë, ora 19:30, Vendi: Qendra Kulturore Tulla; Organizator: Pro LGBT

17 maj:

  • Ngritja e Flamurit, ora 09:00, Organizator: Ambasada Pink, Vendi: Sheshi Skënderbej
  • Projektligji për Njohjen Gjinore – prezantimi i draftit të parë për njohjen gjinore në Shqipëri, ora 11:00, Organizator: Ambasada Pink
  • Tregim historish nga libri “THUAJE” duke ndarë dhe lexuar histori të vërteta nga prindërit e komunitetit LGBTI në Shqipëri dhe Evropë. UNË JAM FËMIJA JUAJ! Organizator: OMSA, ora 14:00-15:30; Vendi: EPOKA & Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Zyra Rajonale FIER. (12, 17,18,19 dhe 23 maj)
  • Queer Got Talent, ora 19:00, Vendi: Tulla Culture; Organizator: Aleanca LGBT, Pro LGBT

19 maj:

  • Paneli: Interseksualiteti, ora 13:30, Vendi: Tulla Center; Organizator: Aleanca LGBT
  • Paneli: Njohja ligjore e komunitetit LGBTI në Ballkan, ora 16:30, Vendi: Tulla Center, Organizator: Aleanca LGBT
  • Poezia Queer: Promovimi i librit me poezi Queer, ora 19:00, Vendi: Destil, Organizator: Aleanca LGBT

20 maj:

  • Prezantimi i Platformës Kombëtare Online “Raporto krimet e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes + Ekspozita “Të jesh trans në Shqipëri” – Vendi: Hotel Rogner Tirana, ora 11:00, Organizator: Ambasada Pink
  • Paneli: Krenaria dhe lëvizjet anti-LGBTI në Ballkan, 16:30, Vendi: Qendra Kulturore Tulla, Organizator: Aleanca LGBT

21 maj:

  • Tirana Pride (Parada LGBTI+ në Tiranë), ora 11:00, Aleanca LGBT, Pink Embassy, OMSA, Pro LGBT dhe STREHA
  • Drag Show , ora 21:00, Vendi: Tunel (TBC); Organizator: Aleanca LGBT

24 maj:

  • Filma Queer (Ambasada Franceze dhe Marubi) Organizator: Aleanca LGBT, Vendi: Ambasada Franceze (24, 25 dhe 26 maj)

 27 maj:

  • QUEER FILM FEST: DITËT E ARTIVIZMITTIRANA PO DIGJET!!! Shfaqje Teatri – ZANAFILLA - prodhuar nga Komunitetit LGBTI, 18:00; Vendi: Teatri Metropol; Organizator: OMSA

 31 maj:

  • Darka Gala, Organizator: STREHA Vendi: Pallati i Brigadave

 

 

 

Tiranë 11 Maj 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page