Back Mbahet në Tiranë forumi i katërt rajonal mbi unifikimin e praktikës gjyqësore kombëtare

Mbahet në Tiranë forumi i katërt rajonal mbi unifikimin e praktikës gjyqësore kombëtare

Promovimi i unifikimit të praktikës kombëtare ligjore dhe rëndësisë së saj në realizimin e sigurisë juridike, në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropianë të të Drejtave të Njeriut, u diskutua në Forumin e Katërt Rajonal të organizuar në Tiranë, në bashkëpunim më Këshillin e Lartë Gjyqësor të Shqipërisë dhe Gjykatën e Lartë në kuadrin e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës mbi Përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lehtësimin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri (D-REX III).

Shtatëdhjetë gjyqtarë dhe personel ligjor nga gjykatat e rrethit dhe administrative të Tiranës, si dhe Gjykatat Speciale kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar shkëmbyen këndvështrime mbi praktikën e tanishme ligjore të Gjykatës së Lartë, si dhe diskutuan çështje specifike e tema të veçanta që kërkojnë unifikimin e mundshëm dhe zhvillimin e praktikës ligjore. Forumet shërbyen si një platformë e dobishme për shpërndarjen e unifikimit të praktikës gjyqësore, si dhe për forcimin e rolit të Gjykatës së Lartë në realizimin e sigurisë juridike. Në më pak se një vit, gati 200 gjyqtarë dhe punonjës ligjorë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë u bënë pjesë e diskutimit nëpërmjet organizimit të forumeve të ngjashme.

Ky aktivitet u organizua si pjesë e projektit Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lehtësimin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri (D-REX III) në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Intrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

 

Tiranë, Shqipëri 3 nëntor 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page