Back Rritja e kapaciteteve institucionale të Avokatit të Shtetit Shqiptar

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

Forcimi i kapaciteteve institucionale të Avokatit të Shtetit është një nga objektivat kryesorë të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Mbështetja për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri", në kuadrin e programit Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.

Në bashkëpunim të ngushtë me institucionin e Avokatit të Shtetit, projekti siguroi mbështetjen e nevojshme në fushën e teknologjisë së informacionit për të ndërtuar një infrastrukturë të menaxhimit të çështjeve që mundëson qasje të shpejtë, menaxhim të lehtë të të dhënave dhe rritjen e transparencës. Një përditësim i fundit i sistemit, së bashku me trajnimin e stafit përkatës të institucionit, do të rrisë më tej kapacitetet e tij për të ekzekutuar vendimet e gjykatave shqiptare dhe të GJEDNJ-së në një mënyrë më efikase dhe më të shpejtë.

 

 

 

Tiranë 7 prill 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page