Back Mësuesit fuqizohen për të parandaluar bullizmin, dhunën dhe ekstremizmin në shkollat pilot në Shqipëri

Mësuesit fuqizohen për të parandaluar bullizmin, dhunën dhe ekstremizmin në shkollat pilot në Shqipëri

Projekti Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri vijon të rrisë kapacitetet e mësuesve dhe skuadrave zhvillimore në shkollat pilot për të parandaluar bullizmin përmes mbështetjes dhe trajnimeve të dedikuara. Gjatë tetorit, mbi 160 mësues, skuadra shkollore, nxënës, prindër dhe anëtarë të komunitetit nga nëntë shkolla fillore dhe të mesme në Shkodër, Elbasan, Durrës dhe Kavajë morën pjesë në një program trajnimi mbi parandalimin e bullizmit, dhunës dhe ekstremizmit.

Në trajnime u trajtuan temat mbi llojet e bullizmit, ndikimi, metodat e parandalimit, edhe informacione mbi kuadrin ligjor dhe institucional të politikave kundër bullizmit në Shqipëri. Trajnimi kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe pajisjen e pjesëmarrësve me mjete për të krijuar ambiente shkollore më të sigurta përmes një qasjeje bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse, duke nxitur angazhim të përbashkët dhe përpjekje nga të gjitha palet për rezultate më efektive.

Këto sesione vijojnë pas trajnimeve të organizuara në tetor të vitit 2024, ku ishin angazhuar skuadrat e ekipeve zhvillimore në shkollat pilot të përfshira në projekt. Këto aktivitete mbështeten nga nisma të drejtuara nga nxënësit në shkolla, me synim që të arrijnë si nxënësit ashtu edhe komunitetet në secilën shkollë pjesëmarrëse me mesazhe për parandalimin dhe trajtimin e bullizmit.

Projekti i Këshillit të Evropës Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, synon të fuqizojë profesionistet e arsimit dhe komunitetet shkollore për të krijuar ambiente mësimore gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe demokratike.

Shqipëri 22 tetor 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail