Back Festimi i Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë Transfobia dhe Bifobia në Shqipëri - 17 maj

Festimi i Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë Transfobia dhe Bifobia në Shqipëri - 17 maj

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë - 17 maj, u vendos si e tillë në vitin 2004 për të tërhequr vëmendjen ndaj dhunës dhe diskriminimit të përjetuar nga personat lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë.

Në kuadër të IDAHOT 2021 në Shqipëri, projekti mbi “Promovimin e Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri” nën programin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022” dhe Njësia e Këshillit të Evropës për Orientimin Seksual dhe Identitetin Gjinor (SOGI) po mbështesin organizatat lokale në Shqipëri në fushën e të drejtave të njeriut për fillimin e një serie aktivitetesh ndërgjegjësimi nën moton e këtij viti “Së bashku: Rezistojmë, Mbështetim, Shërojmë!”.

Java e IDAHOT në Shqipëri do të zgjasë nga data 14 deri në 25 maj nëpërmjet nismave të ndryshme të rritjes së vizibilitetit dhe ndërgjegjësimit që përfshijnë komunitetet dhe mbështetësit LGBTI dhe synon të përdorë këtë mundësi për të përfshirë publikun e gjerë me anë të videove, shfaqjeve, fushatave dhe videove në internet, ekspozitave të fotografive, podcast-eve dhe flash mobs.

Duke marrë parasysh kufizimet e vendosura si pasojë e COVID-19, aktivistët shqiptarë LGBTIQ nga Aleanca LGBT, Pro LGBT, Open Mind Spectrum Albania dhe Pink Embassy kanë përgatitur një seri nismash të kombinuara në internet dhe në vend, të cilat janë krijuar me kujdes për të arritur tek njerëzit dhe për të frymëzuar ndryshim që promovon mirëqenien e personave LGBTI në të gjithë botën.

 

Aktivitetet kryesore që do te mbahen gjatë 14 -25 maj janë si më poshtë:

  1. 14-17 maj, ora 19:30 - Shfaqje Teatrale Monodramë “Bosh”; kjo pjesë teatrore është shfaqja e parë teatrore queer e shfaqur në Shqipëri. Ajo tregon historinë e një djali të ri homoseksual i cili dërgohet në spital nga familja e tij për tu shëruar nga homoseksualiteti. Shfaqja thekson të gjithë luftën me të cilën përballen personat LGBTI gjatë jetës së tyre në shoqëri, shkolla dhe familje. Teatri do të shfaqet për 4 ditë.
  2. 17 maj, ora 11:30 - Një aktivitet flash mob do të organizohet pranë Sheshit "Nënë Tereza” ku aktivistët dhe aleatët LGBTI do të hapin një flamur të madh me ngjyrat e ylberit me hashtagun # Krenar.
  3. 17 maj - lancimi i videos përfundimtare unike virale dhe dronit të ngritjes së flamujve në kështjella të ndryshme historike të Shqipërisë.
  4. 18 maj - Promo publike e Podcast-it “Të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri”. Podcasti “Të Drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri” do të jetë një skedar audio-dixhital i fjalës së folur, video me ekspertë LGBTI në mënyrë që një përdorues mund të ketë qasje në internet dhe ta shkarkojë në një pajisje personale për ta dëgjuar më lehtë. Në këtë podcast, ekspertët në fushën e të drejtave të njeriut dhe anëtarët e komunitetit LGBTI kanë mundësinë të flasin hapur për të drejtat e LGBTI. Krahasuar me realitetin e vështirë në të cilin jetojnë njerëzit LGBTI në Shqipëri, ky podcast do të zbulojë gjithashtu një anë tjetër të jetës së tyre, anën e suksesit që shumë prej personave LGBTI kanë arritur në jetën e tyre.
  5. 19 maj, ora 11:00 - Libraria Njerëzore: Një aktivitet që do të synojë të ndërtojë ndërveprimin midis njerëzve LGBTI dhe shoqërisë më të gjerë përmes tregimit të historive. Anëtarët e komunitetit LGBTI do të ndajnë përvojat e tyre jetësore përmes tregimit të historive të tyre njerëzve që do të jenë të interesuar t’i zgjedhin ato si një libër. Aktiviteti do të organizohet në parkun buzë liqenit.
  6. 19-23 maj - Ekspozitë Fotografie në Galerinë ZETA e titulluar “Të jesh trans në Shqipëri”. “Të jesh trans në Shqipëri” do të jetë një ekspozitë me fotografi të bëra me persona transgjinorë nga jeta e tyre e përditshme. Në këtë ekspozitë personat trans do të shfaqen të veshur ashtu siç ndihen vërtet duke treguar sesa personat transeksualë me të vërtetë duan dhe ëndërrojnë të jenë dhe të jetojnë duke qenë vetvetja. Krahasuar me realitetin në të cilin njerëzit trans jetojnë në Shqipëri, kjo ekspozitë do të zbulojë gjithashtu një anë tjetër të jetës së tyre, vështirësitë që ata po hasin në jetën e tyre të detyruar të jetojnë të fshehur dhe duke qenë gjatë gjithë kohës në kushtet e mbijetesës në të gjitha aspektet.
  7. 20 maj - Botim dhe shpërndarje në kopje fizike dhe në internet të librit “TELL IT OUT - prindërit e LGBTI + në Evropë”, përkthyer në shqip.

 

 

 

Tiranë 12 Maj 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail