Back Trajnim kaskadë i magjistratëve shqiptar rreth mbrojtjes së të drejtave të pronës

Trajnim kaskadë i magjistratëve shqiptar rreth mbrojtjes së të drejtave të pronës

Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbështetje e mjeteve juridike për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve” vazhdon të zhvillojë kapacitetet e autoriteteve gjyqësore shqiptare për të zbatuar me korrektësi jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi të drejtën e pronës si edhe për zbatimin me efektshmëri të Ligjit nr. 133/2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”.

Në këtë kuadër janë organizuar tre trajnime rajonale me 40 gjyqtarë dhe këshilltar ligjor nga Gjykatat e Shkallës së Parë dhe Apelit në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën e Magjistraturës mbi zbatimin praktik të komentarit të Ligjit. 133/2015 të hartuar nga projekti.

 

 

 

Shqipëri 20 Mars 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page