Back BRIDGE: Forcimi i ekselencës në zgjedhjet shqiptare

BRIDGE: Forcimi i ekselencës në zgjedhjet shqiptare

Më 18-19 maj 2026, anëtarë dhe staf i nivelit të lartë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve morën pjesë në trajnimin e formatit BRIDGE “Ndërtimi i ekselencës institucionale në zgjedhje”. Trajnimi synoi të prezantojë konceptet kyçe të ekselencës institucionale, lidershipit, qëndrueshmërisë, etikës dhe kulturës organizative në administratën zgjedhore, si dhe të njohë pjesëmarrësit me metodologjinë dhe qasjen ndërvepruese të këtij formati. Përmes një përshtatjeje të përmbledhur të modulit “Ndërtimi i ekselencës institucionale”, pjesëmarrësit trajtuan sfida praktike institucionale dhe qasje të lidershipit, duke përfituar drejtpërdrejt nga teknikat e lehtësimit të procesit të përdorura në kuadër të formatit BRIDGE. Workshop-i mbështeti gjithashtu perspektivën për zgjerimin e zbatimit të këtij modeli në të ardhmen, si dhe zhvillimin e një bërthame lokale të lehtësuesve të formatit BRIDGE në Shqipëri. 

Moduli “Hyrje në Administrimin Zgjedhor” i ofroi stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një përqasje praktike mbi administrimin zgjedhor, përmes metodologjisë ndërvepruese të formatit BRIDGE. Temat e trajtuara përfshinë rolin e zgjedhjeve në qeverisjen demokratike, parimet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sistemet zgjedhore, modelet e administrimit zgjedhor, menaxhimin e projekteve, përfshirjen e aktorëve, aksesueshmërinë, edukimin e zgjedhësve dhe qytetarëve, si dhe ekselencën institucionale në administrimin zgjedhor. Lehtësuesit kombëtarë kontribuan në ngritjen e kapaciteteve lokale për metodologjinë BRIDGE në Shqipëri.

Në përfundim të workshopeve, dy përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u certifikuan si lehtësues të formatit BRIDGE.

Aktivitetet u organizuan në kuadër të projektit Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri, i zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe i financuar nga Republika Federale e Gjermanisë, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe i zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike.

Tiranë, Shqipëri 22 maj 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail