Back Autoritetet publike shqiptare pregatiten mbi përdorimin e sistemit të ri elektronik të deklarimit të pasurive

Autoritetet publike shqiptare pregatiten mbi përdorimin e sistemit të ri elektronik të deklarimit të pasurive

Në datat 1-3 dhjetor,  170 përfaqësues nga institucionet publike përkatëse zhvilluan kapacitetet dhe aftësitë e tyre për të siguruar funksionimin normal të sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë. Së bashku me grupin e trajnuar më parë prej 140 përfaqësuesve të tjerë, ata do të ofrojnë asistencë dhe do të lehtësojnë procesin e deklarimit online të pasurive nga përfaqësues të zgjedhur dhe zyrtarë publikë, të cilët kanë detyrimin për të deklaruar pasurinë dhe konfliktin e interesave.

Funksionimi i sistemit të ri elektronik të deklarimit të pasurive, i planifikuar të nisë në janar 2022, është një hap i rëndësishëm për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit mes zyrtarëve publikë në Shqipëri. I mundësuar me mbështetjen e Projektit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës 'Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri' dhe USAID dhe i administruar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), sistemi do të sigurojë një proces të thjeshtuar të deklarimit dhe publikimit të pasurisë në kohë reale duke rritur transparencën dhe efektivitetin e kontrolleve dhe hetimeve administrative, përpunimin elektronik të të dhënave dhe shkëmbimin e tyre me organe të tjera ligjzbatuese.

Sesioni i trajnimit u zhvillua në kuadër të asistencës së vazhdueshme të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri” në përmbushjen e rekomandimeve të Grupit të Shteteve të KiE kundër Korrupsionit (GRECO).

Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri është pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një program i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, i cili synon të ndihmojë institucionet përfituese në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për të përmbushur kur është e nevojshme standardet e Këshillit të Evropës dhe të drejtën e Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit.

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 3 Dhjetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page