Back Partitë politike shqiptare mbështeten në përdorimin efektiv të Platformës së përmirësuar Elektronike të Raportimin Financiar

Partitë politike shqiptare mbështeten në përdorimin efektiv të Platformës së përmirësuar Elektronike të Raportimin Financiar

Financierët e partive politike të regjistruara për zgjedhjet parlamentare të majit 2025 në Shqipëri, përmirësuan njohuritë dhe forcuan kapacitetet e tyre teknike mbi përdorimin e Platformës së përmirësuar Elektronike të Raportimit Financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Trajnimi, i organizuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të Projektit kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbështetur partitë politike në rritjen e transparencës financiare dhe llogaridhënies.

Platforma Elektronike e Raportimit Financiar shërben si një instrument inovativ dhe i qëndrueshëm, që mundëson dorëzimin dhe monitorimin në kohë reale të raporteve financiare në përputhje me detyrimet ligjore për deklarimin financiar të partive politike dhe minimizimin e risqeve të financimit të paligjshëm të tyre gjatë proceseve zgjedhore. E zhvilluar me mbështetjen e projektit, kjo Platformë është përmirësuar më tej në fazën aktuale për të rritur efikasitetin dhe lehtësuar përdorimin e saj. Këto përmirësime synojnë të forcojnë më tej kapacitetet mbikëqyrëse të KQZ-së, të rrisin transparencën në financimin e partive politike dhe të parandalojnë shpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore.

Gjatë trajnimit, financierët e partive politike u prezantuan dhe morën udhëzime teknike për përmirësimet më të fundit të zhvilluara në platformë për ta bërë atë më lehtësisht të përdorshme, bazuar gjithashtu në rekomandimet e marra nga përdoruesit kryesorë të saj. Ky trajnim shtesë shërbeu për të përforcuar njohuritë për detyrimet dhe afatet ligjore për raportimin financiar të partive politike në platformë, të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Ky aktivitet u organizua nga Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, si pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Tiranë, Shqipëri 19 mars 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail