Back Rriten kapacitetet e magjistratëve shqiptarë mbi trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me diskriminimin dhe krimet e urrejtjes

Rriten kapacitetet e magjistratëve shqiptarë mbi trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me diskriminimin dhe krimet e urrejtjes

50 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë iu bashkuan dy aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve të mbajtur në Shkodër dhe Vlorë më 25 dhe 31 maj 2023, mbi mënyrën se si të trajtohen më mirë çështjet që kanë të bëjnë me diskriminimin dhe krimet e urrejtjes. Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim të ngushtë me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shkollën e Magjistraturës, në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri”.

Aktivitetet u fokusuan në rekomandimet e fundit të raportit të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës për Shqipërinë mbi mënyrën e trajtimit të krimeve të urrejtjes. Pjesëmarrja aktive gjatë diskutimit mbi çështjet specifike dhe zgjidhjet e mundshme ligjore ishte pika kryesore e trajnimeve, duke rritur kësisoj ndërgjegjësimin mbi nevojën për aktivitete të bazuara në raste/çështje  specifike.  

Mbështetje e mëtejshme do t’u ofrohet nëpunësve të policisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë, viktimave të diskriminimit apo urrejtjes, si dhe për të garantuar besimin e qytetarëve tek autoritetet, duke rritur ndërgjegjësimin për raste të tilla.

Projekti “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri” është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal III dhe synon të çojë përpara efektet e reformave në fushën e antidiskriminimit dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes në Shqipëri. Ai mbështet punën drejt përafrimit me standardet evropiane për të mbrojtur më mirë të drejtat e grupeve të cenueshme dhe pakicave etnike, duke fuqizuar më tej diversitetin dhe barazinë në Shqipëri.

 

 

 

Shkodër dhe Vlorë, Shqipëri 1 qershor 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page