Back Sistemi shqiptar i drejtësisë drejt adoptimit të një metodologjie të unifikuar për mbledhjen e të dhënave gjyqësore

Sistemi shqiptar i drejtësisë drejt adoptimit të një metodologjie të unifikuar për mbledhjen e të dhënave gjyqësore

Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri" (SEJ III) nisi sot trajnimin me përfaqësues të gjykatave të rretheve dhe të apelit mbi përdorimin e metodologjisë së re për mbledhjen e statistikave gjyqësore. Trajnimi ofroi një mundësi për stafin e gjykatave përgjegjës për statistikat në përftimin e një kuptimshëmri më të mirë mbi metodologjinë e re për mbledhjen e të dhënave gjyqësore, e cila do të përmirësojë cilësinë e shërbimit publik të drejtësisë ofruar qytetarëve shqiptarë, në përputhje me standardet dhe mjetet e CEPEJ.

Në fjalën e saj hyrëse, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Znj. Jutta Gützkow, theksoi se metodologjia e re, bazuar në standardet e CEPEJ do të mbështesë më tej gjykatat kombëtare në përmirësimin dhe harmonizimin e veprimtarisë statistikore, duke ulur barrën e personelit përgjegjës të gjykatës dhe rritjen e kapaciteteve për të përdorur statistikat gjyqësore si mjete të rëndësishme drejt një menaxhimi më efikas, transparent dhe përgjegjës për veprimtarisnë e gjykatës.

Kreu i Komisionit të Etikës dhe Vlerësimit të Performancës në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGj) Znj. Brikena Ukperaj, duke vlerësuar mbështetjen nga projekti, theksoi rëndësinë e metodologjisë së re dhe zbatimin korrekt të tabelave statistikore për të siguruar të dhëna të besueshme që do ti mundësojnë gjykatave dhe KLGJ-së të masin dhe vlerësojnë më mirë performancën e gjykatave dhe raportimin krahasues midis gjykatave të ndryshme.

Trajnimi u ndoq nga stafi i gjykatave në Shqipëri, kancelarë, sekretarë dhe specialistë të IT-së të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e mbledhjes së të dhënave gjyqësore të cilët kontribuan në një seancë shumë interaktive me sqarime të rëndësishme në lidhje me shqetësimet specifike të ngritura nga pjesëmarrësit.

Projekti "Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri" është pjesë e programit të përbashkët të Basjkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", i cili synon t'u mundësojë përfituesve të përmbushin axhendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të jenë në përputhje me standardet evropiane, brenda kornizës së procesit të zgjerimit të BE aty ku është e nevojshme.

 

 

Tiranë, Shqipëri 23 shkurt 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page