Back Inspektorati i Lartë Shqiptar dhe ai Francez i Drejtësisë vendosin urat e bashkëpunimitbashkëpunim

Inspektorati i Lartë Shqiptar dhe ai Francez i Drejtësisë vendosin urat e bashkëpunimitbashkëpunim

Një takim i nivelit të lartë u organizua midis Inspektoratit të Lartë Shqiptar të Drejtësisë (ILD) dhe Inspektoratit të Përgjithshëm Francez të Drejtësisë për të vendosur bashkëpunimin midis dy institucioneve. Përveç aktiviteteve të shkëmbimit të përvojave reciproke, Inspektorati i Përgjithshëm Francez i Drejtësisë, i cili koordinon aktualisht Rrjetin Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), ra dakord për të lehtësuar aplikimin për anëtarësim dhe bashkëpunimin e mëtejshëm e ILD me RESIJ.

Në emër të CEPEJ, Vafa Rofshanova dhe Roland Gjoni theksuan angazhimin për të mbështetur ILD në zhvillimin e moduleve të trajnimit dhe të aktiviteteve në ngritjen e kapaciteteve për inspektorët, si dhe në lehtësimin e partneriteteve ndërkombëtare midis Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri dhe homologëve evropianë.

Aktiviteti u zhvillua në kontekstin e aksionit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri - SEJ III" pjesë e programit të përbashkët "Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022".

 

 

 

Tiranë 24 Qershor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page