Back Agjencia për Trajtimin e Pronës angazhohet për zbatimin e legjislacionit të ri

Agjencia për Trajtimin e Pronës angazhohet për zbatimin e legjislacionit të ri

Në kuadër të asistencës së vazhdueshme të BE-së dhe Këshillit të Evropës për autoritetet publike në Shqipëri, përgjegjëse për harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit dhe praktikën në fushën e të drejtave mbi pronën me standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, u organizua në Korçë një seminar dy-ditor me stafin e Agjencisë për Trajtimin e Pasurisë.

Pas miratimit të ndryshimeve të reja ligjore në maj 2023, Agjencia ka kryer një vlerësim gjithëpërfshirës të hapave të kërkuar për të përmbushur detyrimet e saj ligjore brenda dhjetorit të vitit 2024. Qëllimi i seminarit ishte të mbështeste kapacitetet e stafit të ATP-së për masat konkrete për të trajtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse kërkesat e pazgjidhura për kthimin dhe kompensimin e pronës, në funksion të kërkesave të reja ligjore dhe sfidave kontekstuale.

Pjesëmarrësit zgjeruan njohuritë dhe aftësitë e tyre në përdorimin e mjeteve të planifikimit strategjik dhe operacional të punës. Ata u anganzhuan së bashku në identifikimin dhe integrimin e qëllimeve, objektivave dhe masave në mënyrë të tillë që ato të jenë të qënësishme, specifike, të matshme dhe arritshme brenda afateve ligjore si dhe u fokusun në nevojat për përmirësimin e shpërndarjes dhe menaxhimit të burimeve, si dhe monitorimin e progresit dhe raportimit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri", në kuadër të programit të përbashkët “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

 

 

Korçë, Shqipëri 21-22 shtator 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page