Back

Arritjet, sfidat dhe prioritetet në përmirësimin e sistemit penitenciar në Shqipëri

Tiranë, Shqipëri 15 korrik 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Jutta Gützkow, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë

Jutta Gützkow, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë

Në kuadër të reformës penitenciare në Shqipëri, Ministria e Drejtësisë mblodhi në një event të nivelit të lartë partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kanë dhënë një kontribut në përmirësimin e shërbimit penitenciar në Shqipëri. Gjatë eventit u diskutuan arritjet dhe prioritetet për të ardhmen.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i mirëpriti të pranishmit duke thënë se “Të gjithë ne së bashku kemi ndërmarrë reformën më të plotë, e cila ndryshoi të gjitha ligjet organike në një mënyrë të harmonizuar. Plani i Veprimit për Zhvillimin e Sistemit Penitenciar 2019-2022 u hartua për herë të parë si një udhëzues strategjik për ndërmarrjen e masave konkrete”.

Kreu i Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, në fjalën e saj theksoi se projekti "Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për të dënuarit në Shqipëri" pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022” ka përafruar objektivat e tij me përparësitë e Planit të Veprimit për Zhvillimin e Sistemit Penitenciar në Shqipëri, me synimin për të mbështetur autoritetet dhe për të ecur përpara në një drejtim të përbashkët.

Në pak më shumë se dy vjet, bashkëpunimi ynë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve tashmë ka arritur rezultate të prekshme, veçanërisht në lidhje me përmirësimin e procedurave dhe praktikave për ruajtjen e të dënuarve në një mjedis spitalor, rritjen e kapaciteteve të Qendrës së Trajnimit për stafin e burgjeve, përmirësimin e rehabilitimit dhe ri-integrimit të të dënuarve përmes planit individual të dënimit dhe prespketivave për arsimim dhe punësim. Situata e Covid-19 na ka mësuar të jemi të qëndrueshëm dhe të ndërgjegjshëm se bashkëpunimi dhe veprimi shumëpalësh është më i nevojshëm se kurrë", përfundoi Gützkow.

Në fjalimin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, theksoi se "... sistemi penitenciar ka pasur një ndryshim në mentalitet, ai tani e shikon dënimin penal si një mundësi për ri-integrimin e të dënuarve në shoqëri".

Këshilli i Evropës po punon së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (DBSH) dhe Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë në përmirësimin e kapaciteteve të sistemit penitenciar për të ofruar një shërbim më profesional që garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave të dënuar.

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail