Back Publikohen 7 planet bashkiake për integrimin e pakicave rome dhe egjiptiane në Shqipëri

Publikohen 7 planet bashkiake për integrimin e pakicave rome dhe egjiptiane në Shqipëri

Përpos një procesi pjesëmarrës dhe gjithëpërfshirës përmes angazhimit të ekipeve bashkiake dhe komunitare vendore, nivelit të lartë të ekspertizës dhe kontributit të lehtësuesve rom, programi ROMACTED i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës mbështeti përgatitjen, miratimin dhe publikimin e planeve vendore për integrimin e pakicave rome dhe egjiptiane për bashkitë partnere të Elbasanit, Korçës, Pogradecit, Përmetit, Fierit, Roskovecit dhe Vlorës.

Këto dokumente vendore përfaqësojnë modele të mira ku çështjet rome adresohen në mënyrë ekskluzive, por edhe të përfshira nën një kuadër më të përgjithshëm vendor të kohezionit social midis grupeve të tjera sociale si Plani i Veprimit për Përfshirjen Sociale. Ato mund të shërbejnë si dokumente referuese për bashkitë e reja, që do t’i bashkohen fazës së dytë të programit ROMACTED në nivel rajonal dhe ofrojnë të dhëna të thelluara, që mund të ushqejnë me evidenca ciklin e ardhshëm të trupave monitoruese të Komisionit kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) dhe Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (FCNM) për Shqipërinë.

Gjithashtu, planet vendore shërbejnë si një bazë për fazën II të programit ROMACTED në Shqipëri, për të ndihmuar anëtaret e Grupeve Institucionale të Punës dhe Grupeve Komunitare të Veprimit për të ndjekur zbatimin e mëtejshëm në praktikë dhe procesin e monitorimit dhe vlerësimit.

 

 

 

Shqipëri 9 mars 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page