Back Sekretarja e Përgjithshme: Qeveritë evropiane duhet të tregojnë vullnet më të fortë politik për të mbrojtur lirinë e shtypit

Sekretarja e Përgjithshme: Qeveritë evropiane duhet të tregojnë vullnet më të fortë politik për të mbrojtur lirinë e shtypit
Në një deklaratë të lëshuar në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës Marija Pejčinović Burić u ka kërkuar qeverive evropiane të tregojnë vullnet më të fortë politik për të mbrojtur gazetarët dhe gazetarinë e pavarur në mënyrë që të ndalet përkeqësimi i lirisë së medias në kontinent.

“Liria e medias është një shtyllë thelbësore e demokracive tona e cila shpesh merret si e mirëqenë. Respektimi i lirisë së medias është në rënie në shumë vende. Në vitet e fundit kemi dëshmuar një rritje të numrit të rasteve të dhunës dhe frikësimit ndaj gazetarëve.

Gjatë pandemisë Covid-19 pati një rritje të fortë të raportimeve të rasteve të dhunës ndaj gazetarëve, si dhe censurës dhe hakmarrjeve për vënien në dyshim të politikave të qeverive. Në të njëjtën kohë, mediat cilësore përballen me sfida serioze ekonomike dhe shumë gazetarë kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë. Këto prirje shqetësuese janë theksuar në raportin tim vjetor që do të publikohet në ditët në vijim.

Është koha të kujtojmë se shtetet kanë detyrim për të siguruar që gazetarët të mund të kryejnë punën e tyre të lirë nga dhuna dhe frikësimi dhe të përmbushin rolin e tyre si "vëzhgues" publike, i cili përfshin mbajtjen e autoriteteve publike përgjegjëse për vendimet dhe veprimet e tyre."

Raporti vjetor i Platformës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve, lëshuar sot nga 14 organizata ndërkombëtare të lirisë së medias, rendit 201 raste të rënda të kërcënimeve ndaj lirisë së medias në 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës në vitin 2020, një rritje prej 40% në krahasim me vitin 2019. Një numër rekord i alarmeve kishin të bënin me sulme fizike (52 raste) dhe ngacmime ose frikësime (70 raste).


 Njoftim per shtyp
Sekretarja e Përgjithshme: Qeveritë evropiane duhet të tregojnë vullnet më të fortë politik për të mbrojtur lirinë e shtypit

 

 

 

headline Strazburg 28 prill 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page