Back Mbështetje agjensive ligjzbatuese në lidhje me hetimin financiar dhe konfiskimin e pasurive

Mbështetje agjensive ligjzbatuese në lidhje me hetimin financiar dhe konfiskimin e pasurive

Më 8-9 janar 2019, mbi 50 përfaqësues të agjesive ligjzbatuese në Shqipëri u kapacituan mbi gjurmimin dhe identifikimin e pasurive për qëllime të sekuestrimit dhe konfiskimit në një çështje penale.

Përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorive të Qarkut, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin dhe Pastrimit të Parave, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u njohën me udhëzuesin praktik të përgatitur nga Këshilli i Evropës dhe patën mundësinë të shkëmbejnë përvojën e tyre në gjetjen, identifikimin dhe për rrjedhojë konfiskimin e pasurive të ardhura nga vepra dhe aktivitete kriminale.

Eksperti i Këshillit të Evropës prezantoi koncepte, parime dhe strategji të ndryshme që lidhen me hetimin financiar dhe konfiskimin e pasurive. Gjitashtu, nëpërmjet rasteve studimore, pjesëmarrësit mësuan se si të zbatojnë në mënyrë operative përdorimin e legjislacionit vendas për të kryer hetime financiare në rastet penale dhe si të sekuestrojnë dhe konfiskojnë asete si në nivel kombëtar dhe në atë ndërkombëtar.

Ky trajnim u organizua nga Instrumenti Horizontal i përbashkët i Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë “Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”, në bashkëpunim me Akademinë Shqiptare të Sigurisë, dhe është i treti në serinë e trajnimeve që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve ligjzbatuese në gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

 

 

Shqipëri 10 Janar 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page