Back Konferenca e hapjes zyrtare dhe takimi i parë i Bordit Drejtues të projektit të përbashkët BE/KiE “Lufta kundër Bullizmit dhe Ekstremizmit në Sistemin Arsimor në Shqipëri”

Tirana , 

Këshilli i Evropës dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri shënuan fillimin zyrtarë të zbatimit të projektit nën Instrumentit Horizontal "Veprimi kundër Bullizmit dhe Ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri" me anë të një konference hapjeje të mbajtur me datë 3 Nentor 2016.

Progres raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë i vitit 2015 dhe raporti i Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës kanë ritheksuar rëndësinë e rritjes së mbrojtjes të të drejtave të grupeve vulnerabël dhe fuqizimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian.

Projekti prej 600.000 Euro do të asistojë institucionet e caktuara në gjetjen e mjeteve efektive për të luftuar bullizmin dhe ekstremizmin në sistemin arsimor në Shqipëri, në përputhje me standartet dhe praktikat më të mira të Këshillit të Evropës.

Gjatë kësaj konference, ku morën pjesë aktorë kombëtar dhe ndërkombëtar, fjalët e mirëseardhjes u mbajtën nga Znj. Nora Malaj, Zëvendës Ministre e Arsimit dhe Sportit, Z. Stephen Strork, Shefi i Seksionit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme, Reforma mbi Administratën Publike e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Olsi Dekovi, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë dhe Znj. Vesna Atanasova, Menaxhere e Programit, Departamenti i Edukimit të Këshillit të Evropës, të cilët bashkarisht theksuan rëndësinë dhe nevojën e kësaj ndërhyrje.

Konferenca e hapjes zyrtare të këtij projekti u ndoq nga takimi i parë i Bordit Drejtues, duke i mundësuar anëtarëve njohjen me aktivitetet e planifikuara.

Për më shumë informacion rreth ketij projekti, ju lutem kontaktoni Delina Cici ([email protected]).