Back Projekti i përbashkët me BE-në do nisë fushatë ndërgjegjësuese kundër diskriminimit

Projekti i përbashkët me BE-në do nisë fushatë ndërgjegjësuese kundër diskriminimit

Mbledhja e Komitetit Drejtues të projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian për rritjen e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe Anti-diskriminimit ka bërë përgatitjet për zhvillimin e një fushate ndërgjegjësimi kundër diskriminimit dhe zbatimin e një pakete gjithëpërfshirëse për të mbështetur Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) dhe Avokatin e Popullit në zhvillimin e strategjive të tyre të komunikimit dhe përmirësimin e bashkëpunimit institucional, si dhe procedurat e brendëshme të Komisionerit.

Projekti do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e kurseve mbi Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut si dhe mbi Azil-kërkuesit dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, bazuar në platformën e trajnimit HELP për profesionistët e së drejtës ose jo.

Komiteti Drejtues, që përbëhet nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe nga përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe stafi i Këshillit të Evropës, u mblodh për herë të katërt më datë 23 janar 2018 në Tiranë për të diskutuar dhe vlerësuar progresin dhe arritjet e projektit dhe për të miratuar aktivitetet e mëtejshme.

 

Tiranë 24 janar 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page