Back Iniciativa për të mbështetur mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Shqipëri

Iniciativa për të mbështetur mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Shqipëri

Më 13 prill, me iniciativë të ish-Avokatit të Popullit Igli Totozani, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, priti një tryezë të rrumbullakët të nivelit të lartë mbi mekanizmin e mbrojtjes për mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Viti 2018 shënon 20 vjetorin e miratimit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të Deklaratës për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, si dhe 10 vjetorin e Deklaratës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mbi veprimet për përmirësimin e mbrojtjes së mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe promovimin e aktiviteteve të tyre.

Mbi 60 përfaqësues të lartë të institucioneve kryesore shtetërore shqiptare, shoqërisë civile, medias, akademisë dhe komunitetit ndërkombëtar diskutuan rreth aspektit ligjor dhe praktik të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe se si të nxisin mbrojtjen e tyre.

Aktiviteti u përshëndet nga Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kuvendit, Artemis Dralo, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Claus Neukirch, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së, Erinda Ballanca, Avokate e Popullit dhe Steven Stork, Këshilltar i Parë në Delegacionin e Bashkimit Evropian. Të gjithë folësit e mësipërm theksuan sfidat me të cilat ballafaqohen mbrojtësit e të drejtave të njeriut në mbarë botën dhe nxitën shtetit për të mbajtur përgjegjësi dhe për të inkurajuar dhe krijuar kushte të favorshme për mbrojtësit e të drejtave të njeriut për të marrë pjesë në jetën publike, dialogun me autoritetet dhe bashkëpunimin me palët kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nga aktiviteti u arrit në përfundimin se një rezolutë pasuese në dritën e Deklaratës së OKB-së do të përgatitet dhe do të paraqitet për miratim në Kuvend.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës "Rritja e efektivitetit të sistemit shqiptar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminimit".

 

Tiranë 16 prill 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page