Back Liria e Shprehjes dhe Shpifjes nga Tarlaç McGonagle botohet në gjuhën shqipe

Liria e Shprehjes dhe Shpifjes nga Tarlaç McGonagle botohet në gjuhën shqipe

Një mjet i ri praktik për gjyqësorin shqiptar i shtohet literaturës për lirinë e shprehjes në shqip.

Liria e shprehjes është një liri themelore, një nga themelet e demokracisë në Evropë, e përfshirë në tekste të ndryshme kryesore, duke përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Por kufijtë ndërmjet lirisë për të kritikuar dhe dëmtuar reputacionin e një personi nuk janë gjithmonë shumë të qarta. Duke përcaktuar ofendimet publike dhe shpifjen, ligji mund të vendosë kufizime për lirinë e shprehjes, e cila nuk është as absolute as e pakufishme. Por sa larg mund të shkojë?

Ky studim shqyrton detajet e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi shpifjen. Ai shqyrton një sërë çështjesh thelbësore dhe procedurale që Gjykata ka shqyrtuar dhe sqaron konceptin e shpifjes, duke e pozicionuar atë në lidhje me lirinë e shprehjes dhe debatin publik. Ai shpjegon se si ligjet mbrojtëse të shpifjes mund të kenë një efekt të frikshëm ndaj lirisë së shprehjes dhe debatit publik dhe diskuton proporcionalitetin e ligjeve të shpifjes dhe zbatimin e tyre.

Publikimi u përkthye dhe u botua në kuadër të projektit të përbashkët Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës "Forcimi i Ekspertizës Gjyqësore për Lirinë e Shprehjes dhe Mediave në Evropën Juglindore (JUFREX)".

Publikimi i ri mund të merret falas KETU.

 

 

11 tetor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page