Back Për një gazetari etike në Shqipëri—Këshilli Shqiptar i Medias diskuton mekanizmat e vetë-rregullimit

@Albanian Media Council

@Albanian Media Council

Më 7 qershor, Këshilli Shqiptar i Medias lançoi Bordin e Ankesave të themeluar kohët e fundit në një mbledhje me gazetarëve, organizata mediatike, ligjvënës, agjenci rregullatore të medias dhe partnerëve ndërkombëtarë që janë aktivë në zhvillimin e medias në Shqipëri. Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian Romana Vlahutin dhe Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë Claus Neukirch, ishin midis folësve që adresuan këtë aktivitet.

Kreu i Zyrës e mirëpriti këtë hap të rëndësishëm përpara që profesionistët shqiptarë të medias kanë ndërmarrë drejt një gazetarie më etike duke zgjedhur vetë-rregullimin si një mënyrë për median që të përmbushë përgjegjësitë e saj dhe të mbajë besimin e publikut. Ai shtoi se gazetarët shqiptarë e kuptojnë rëndësinë e vetë-rregullimit në media dhe ata mbështesin idenë se liria e medias duhet të udhëhiqet nga parimet e vërtetësisë, saktësisë dhe llogaridhënies.

Folësit e ftuar inkurajuan redaktorët, botuesit dhe blogerët e lajmeve që të bashkëpunojnë me Këshillin e Medias dhe të kuptojnë dobinë e një mekanizmi vetërregullues në profesionin e tyre.

Këshilli Shqiptar i Mediave do të përmbushë misionin e vet për t’i siguruar publikut një forum të dobishëm dhe të pavarur për zgjidhjen e ankesave që përfshijnë gazetat, revistat, faqet e internetit dhe media të tjera digjitale, duke i dhënë prioritet lirisë së shprehjes dhe interesit publik. Ata gjithashtu e shohin rolin e tyre si një organ që promovon në mënyrë proaktive lirinë e medias dhe standardet më të larta profesionale nëpërmjet tryezave të rrumbullakëta dhe aktiviteteve të trajnimit për gazetarët.

Aktiviteti u zbatua nëpërmjet programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Përforcimi i ekspertizës juridike mbi lirinë e shprehjes dhe të mediave në Evropën Juglindore (JUFREX)”.

 


Ky aktivitet zbatohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Opinionet e shprehura aty nuk përfaqesojnë opininin zyrtar të Bashkimit Evropian.

 

Tiranë 7 qershor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page