Back Mbledhja e Parë e Komitetit Drejtues të Programit ROMACTED në Tiranë

Mbledhja e Parë e Komitetit Drejtues të Programit ROMACTED në Tiranë

Mbledhja e Parë e Komitetit Drejtues të Programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “ROMACTED: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit Rom në Nivelin Vendor” u zhvillua në Tiranë më 12 qershor 2018.

Përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit në Komisionin Europian, Këshilli i Europës, qeverisja qendrore dhe vendore në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi dhe nga organizata Rome të shoqërisë civile morrën pjesë në mbledhje.

Takimi u hap prej Ogerta Manastirliut, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale në Shqipëri, Katarina Mathernova, Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit dhe Claus Neukirch, Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, me bashkëdrejtimin e Aurora Ailincai, Shefe e Njësisë së Marrëdhënieve Strategjike në Ekipin për Romët dhe Udhëtarët (Këshilli i Europës) dhe Liselotte Isaksson, Shefe e Sektorit të Shoqërisë Civile dhe Përfshirjes Sociale (DG Near). Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë dhe Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier, theksuan angazhimin e tyre në zbatimin e projektit përmes prezantimeve të tyre.

Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Europës zbatohet prej Ekipit për Romët dhe Udhëtarët pranë Këshillit të Europës dhe Zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve në shtatë vende përfituese të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Synon të ndërtojë vullnet politik dhe angazhim të qëndrueshëm në nivel politikash të autoriteteve vendore, për të përmirësuar qeverisjen demokratike vendore si dhe të ngrejë kapacitetet dhe nxisë fuqizimin e komuniteteve Rome për të kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve që lidhen me to.

 

 

Tiranë 13 qershor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page