Back Studentët e Universitetit Epoka diskutojnë “Rolin, axhendën dhe sfidat e zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë”

Studentët e Universitetit Epoka diskutojnë “Rolin, axhendën dhe sfidat e zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë”

Universiteti Epoka organizoi më 2 qershor një forum të hapur me studentët e tij dhe Kreun e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow.

Znj. Gützkow prezantoi vlerat e Këshillit të Evropës, synimet, institucionet, punën dhe arritjet e tij. Ajo u ndal, në veçanti, tek trekëndëshi strategjik i përcaktimit të standardeve (përcaktimi i objektivave), monitorimi (identifikimi i boshllëqeve) dhe bashkëpunimi teknik (tejkalimi i boshllëqeve). Ajo shpjegoi gjithashtu se Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë zbaton projekte bashkëpunimi në fushat e garantimit të drejtësisë, luftimit të krimit ekonomik, luftimit të diskriminimit dhe mbrojtjes së të drejtave të grupeve vulnerabël (duke përfshirë LGBTI, minoritetet dhe romët), promovimin e lirisë së shprehjes dhe edukimit për qytetari demokratike. Ajo theksoi se shumica e projekteve janë realizuar nëpërmjet programeve të përbashkëta me Bashkimin Evropian.

Diskutimi u fokusua në reformën në drejtësi, barazinë dhe diversitetin, krimin kibernetik, dhe kulturën teksa studentët donin të dinin se në cilat fusha bashkëpunimi me Këshillin e Evropës ka dhënë rezultate apo është përballur me sfida, në Shqipëri.

Forumi i hapur ishte iniciativë e Dr. Jubjana Vila Zeka, Drejtoreshë e Qendrës për Studime Evropiane. Znj. Gützkow u takua gjithashtu me Rektorin e Universitetit Epoka, Prof. Dr. Ahmet Öztaş, dhe Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Profesor i Asociuar Lisen Bashkurti.

 

 

 

Tiranë 3 qershor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page