Back Zbatimi më efektiv i masave kufizuese ndërkombëtare në Shqipëri

Eneida Baroni, Autoriteti shqiptar për Kontrollin e Eksporteve

Eneida Baroni, Autoriteti shqiptar për Kontrollin e Eksporteve

Një workshop kushtuar zbatimit efektiv të masave kufizuese ndërkombëtare, u mbajt në Tiranë më 19 dhjetor 2019. Më shumë se 30 përfaqësues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Autoriteti Shqiptar i Kontrollit të Eksporteve, Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave , Shoqata Shqiptare e Bankave dhe bankat tregtare, u njohën me ligjin e miratuar rishtazi "Për masat shtrënguese ndërkombëtare" dhe me standardet ndërkombëtare në lidhje me kuadrin ligjor dhe praktikat më të mira për zbatimin efektiv të financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Pjesëmarrësit patën mundësinë për të diskutuar tema të ndryshme që mbulojnë financimin e përhapjes, tipologjitë e financimit të përhapjes, koordinimin kombëtar, kornizën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbikëqyrjen, komunikimin me subjektet përgjegjëse dhe udhëzimin për sektorin privat. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme prezantoi planin e punës së aprovuar nga Ministria pas krijimit të grupit ndërinstitucional të punës për përgatitjen e katër akteve nënligjore i cili do të mundësojë një zbatim më efektiv të sanksioneve financiare në lidhje me përhapjen e armëve të shkatërrimeve në masë.

Workshopi u organizua në kuadër të Projektit të Instrumentit Horizontal të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Veprimi Kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri".

 

 

 

Tiranë 20 dhjetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page