Back Një delegacion i Avokaturës së Shtetit të Shqipërisë morri pjesë në një vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, në Shoqatën franceze të Arbitrazhit dhe në Këshillin e Evropës

Një delegacion i Avokaturës së Shtetit të Shqipërisë morri pjesë në një vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, në Shoqatën franceze të Arbitrazhit dhe në Këshillin e Evropës

Forcimi i kapaciteteve të Avokaturës së Shtetit së Shqipërisë për mbrojtjen e standarteve evropiane për të drejtat e njeriut dhe për garantimin e zbatimit me efektshmëri të vendimeve të GjEDNJ-së është thelbësore për besueshmërinë e Konventës.

Në këtë kuadër, 13 përfaqësues nga Avokatura e Shtetit morrën pjesë në një udhëtim studimor të organizuar në bashkëpunim me Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, Shoqatën Franceze të Arbitrazhit si dhe Këshillin e Evropës në datat 25-28 Shkurt 2018.

Pjesa e parë e vizitës u përqëndrua në proceset e arbitrazhit ndërkombëtar në këndvështrimin e të drejtave të njeriut me qëllim ngritjen e kapaciteteve të Avokaturës së Shtetit për të mbrojtur interesat e Shtetit Shqiptar ndaj shteteve të tjera dhe ndaj organizatave ndërkombëtare. Gjatë pjesës së dytë të vizitës, pjesëmarrësit u prezantuan me punën e Departamentit të Ekzekutimit të Vendimeve të Gjykatës Evropiane për Të Drejtat e Njeriut dhe patën mundësinë të diskutojnë sfidat e tanishme dhe mundësitë për përmirësimin e procesit të ekzekutimit të vendimeve për Shqipërinë.

Udhëtimi studimor u organizuar në kuader të projektit “Mbështetja e mjeteve të brendshme për zbatimin efektiv të vendimeve të GjEDNj-së dhe atyre të brendshme” pjesë e “Instrumenti Horizontal ” të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

 

 

7 Mars 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page