Back 55 persona përfundojnë kurset mbi Azilin dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe mbi Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut bazuar në platformën HELP

55 persona përfundojnë kurset mbi Azilin dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe mbi Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut bazuar në platformën HELP

55 përfaqësues të ministrive përgjegjëse, Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Shkolla e Magjistraturës, Shkolla e Avokatisë, Akademia e Policisë dhe shoqëria civile  përfunduan me sukses më 5 dhe 12 shkurt respektivisht, kurset online të platformës HELP mbi Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut dhe mbi Azilin  dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).  Të dy kurset filluan në shtator 2017.

Kursi i HELP/UNHCR mbi Azilin dhe KEDNJ-në u zhvillua  në kuadrin e Programit Evropian për Edukimin mbi të Drejtat e Njeriut për Profesionistët e të Drejtës (HELP) dhe mbulon dispozita kyçe dhe jurisprudencën përkatëse të Gjykatës Evropiane për të Drejtat a Njeriut (GJEDNJ), të cilat janë veçanërisht me vlerë për azil-këkuesit dhe refugjatët. Kursi është i disponueshëm, pa pagesë, në platformën e-learning të HELP, në anglisht, frengjisht, shqip, bullgarisht, gjuhën flamande, gjeorgjisht, greqisht, italisht, rusisht, serbisht, spanjisht dhe turqisht.

Kursi i platformës HELP mbi Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut është përkthyer gjithashtu në gjuhën shqipe dhe është i disponueshëm në faqen e internetit të platformës HELP. Të dy kurset mund të ndiqen pa pagesë.

Të dy kurset ishin pjesë e  Programit të përbashkët të BE/KiE-së “Rritja e efektivitetit të sistemit shqiptar të mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe Anti-diskriminimit”, me bashkëpunimin e HELP në Ballkanin Perëndimor. Kursi mbi Azilin dhe KEDNJ-në u zhvillua në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Tiranë.

 

tiranë 14 shkurt 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page