Back Zhvillohet kursi për trajnimin e trajnerëve mbi anti-diskriminimi

Zhvillohet kursi për trajnimin e trajnerëve mbi anti-diskriminimi

Katër seminare për trajnimin e trajnerëve mbi anti-diskriminimin u zhvilluan në Tiranë në 21-24 nëntor dhe 11-14 dhjetor në bashkëpunim të ngushtë me institucione të trajnimit kombëtar si Shkolla e Magjistraturës, Shkolla e Avokatisë, Akademia e Sigurisë dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike. Rreth 55 punonjës nga administrata publike, policia, gjyqtarë, punonjës të gjykatave, prokurorë dhe avokatë përfituan nga këto kurse të trajnimit të trajnerëve.

Trajnimi synonte të rriste ndërgjegjësimin e personave që punojnë në administratën publike mbi fenomenin e diskriminimit, ku përfshihen edhe sjellje tipike të diskriminimit strukturor. Ai kontribuoi në aftësimin e pjesëmarrësve për dallimin e rasteve të diskriminimit, për t’i trajtuar këto çështje në punën e tyre të përditëshme, dhe i ndërgjegjësoi mbi atë se ku mund t’i adresonin çështjet që kishin nevojë t’u trajtuar më në detaj, (tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, OJQ-të, gjykatë, polici). Trajnimi i dha fokusin e duhur çështjeve të sigurimit të mundësisë së përdorimit pa diskriminim të shërbimeve të ofruara nga administrata publike si dhe se si politikat dhe shërbimet mund të hartohen në një mënyrë të tillë që të mos lejojë diskriminim të mëtejshëm dhe/ose të promovojë barazi të mundësive.

Materialet e trajnimit u bazuan në materalet e trajnimit online të platformës HELP mbi anti-diskriminimin për profesionistët ligjorë dhe jo-ligjorë dhe u përshtatën për nevojat e këtyre profesionistëve, duke mbajtur parasysh faktin se një numër pjesëmarrësish nga ministritë, njësitë e pushtetit vendor dhe policisë jo detyrimisht kanë trajnim ligjor.

Kurset e trajnimit u zhvilluan në kuadër të Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës "Rritja e efektivitetit të sistemit shqiptar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminimit".

 

tirane 15 dhjetor 2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page