Back Mbështetje për Strategjinë Kombëtare për Rimëkëmbjen e Aseteve në Shqipëri

Mbështetje për Strategjinë Kombëtare për Rimëkëmbjen e Aseteve në Shqipëri

Këshilli i Evropës mbështeti përpjekjet e autoriteteve shqiptare për hartimin e një kuadri strategjik për rimëkëmbjen e pasurive. Rreth 50 përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorëve dhe Gjyqtarëve të rretheve të ndryshme gjyqësore, Administrimit të Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, shkëmbyen mendime mbi dokumentin teknik të përgatitur me ekspertizën e Këshillit të Evropës. Ky dokument ofron një analizë të kornizës aktuale ligjore dhe  institucionale  dhe rekomandime për forcimin e mëtejshëm të saj.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e organizimit të një aktiviteti të tillë i cili  përputhet me prioritetet e Ministrisë së Brendshme dhe se strategjia për rikuperimin e pasurive  ndikon në punën e tyre të përditshme. Ata pohuan se krijimi i një qendre multidisiplinare kombëtare për rikuperimin e pasurive do të krijonte rezultate pozitive dhe do të rriste efektivitetin e sistemit të  rikuperimit të aseteve në Shqipëri. Ky aktivitet do të pasohet nga një grup pune ndërinstitucional   i cili do të hartojë draft strategjinë kombëtare për rikuperimin e pasurive si dhe planin e saj të veprimit.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit të përbashkët të BE/KiE të Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë “Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”.

 

Tiranë 21 Nëntor 2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page