Back Kryetarët e bashkive njihen me programin ROMACTED

Kryetarët e bashkive njihen me programin ROMACTED

Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës, Claus Neukirch, dhe Oficerja e Programit për Shqipërinë, Orsiola Kurti, u takuan me kryetarët e shtatë bashkive shqiptare të Elbasanit, Përmetit, Fierit, Korçës, Pogradecit, Roskovecit dhe Vlorës në fillim të muajit dhjetor për të prezantuar programin “ROMACTED: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit Rom në Nivelin Vendor”.

Këto vizita synuan të ndërtojnë angazhimin politik të kryetarëve dhe administratave vendore të bashkive përfituese për të përmirësuar më tej përfshirjen e romëve në nivelin vendor. Kryetarët e shtatë bashkive shqiptare siguruan angazhimin e tyre institucional në zbatimin e procesit dhe metodologjisë ROMACTED të ngritjes së angazhimit, dakordësimit mbi nevojat dhe planet vendore, përkthimi i planeve në veprime dhe projekte, financimi, zbatimi dhe monitorimi i tyre. U identifikuan koordinatorë vendorë në çdo bashki të synuar, të cilët do të jenë përgjegjës për të drejtuar punën e Task Forcave Bashkiake në nivelin vendor.

Zyrtarët vendorë të shtatë bashkive rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për të përfituar prej mbështetjes së pritur prej aktiviteteve të programit ROMACTED në zonat e tyre për përfitimin e qytetarëve të minoriteteve rome dhe egjiptiane.

 

shqipëri 14 dhjetor 2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page