Back Gjermania merr Presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Gjermania merr Presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Gjermania ka marrë sot nga Greqia Presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës gjatë një takimi me video konferencë me përfaqësuesit e 47 Shteteve anëtare të Organizatës.

Ministri grek për Punët e Jashtme Miltiadis Varvitsiotis dha një përmbledhje të arritjeve të vendit të tij gjatë Presidencës së Greqisë. Kryetari i ri i Komitetit të Ministrave, Heiko Maas, Ministër Federal për Punët e Jashtme të Gjermanisë, prezantoi përparësitë e Presidencës Gjermane, e cila do të zgjasë për gjashtë muaj.

Këto përparësi përfshijnë forcimin e zbatimit të të drejtave dhe detyrimeve sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përcaktimin e standardeve në fushën e inteligjencës artificiale dhe të drejtave të njeriut, luftën kundër gjuhës së urrejtjes në internet, situatën e Romëve dhe Udhëtarëve si dhe pjesëmarrjen e të rinjve.

Me këtë rast, Kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, së bashku me ambasadorin gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, dhe ambasadoren greke, Sofia Philippidou, kanë bashkuar mesazhe të shkurtra video të cilat mund t'i gjeni me poshtë.

 


 Faqja e internetit e Kryesisë së Komitetit të Ministrave

 

 

 

 

18 nëntor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page