Back Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike kremton 10 vjetorin e saj

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike kremton 10 vjetorin e saj

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike kremtoi 10 vjetorin e themelimit të saj në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës z. Ilir Meta, zv/Kryeministres znj. Senida Mesi, Kreut të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë z. Claus Neukirch, Ambasadorit Zviceran në Tiranë z. Christoph Graf, si dhe alumni, bashkëpunëtorë dhe personalitete të shquar të vendit. Ceremonia shërbeu njëkohësisht për të diplomuar vitin akademik 2017 të Shkollës, të cilët do t'i bashkohen rrjetit të mbi 290 alumnëve (ish-pjesëmarrësve) të diplomuar gjatë dhjetë viteve të fundit.

Panelistët vlerësuan rolin Shkollës së ngritur nga Këshilli i Evropës me mbështetjen zvicerane, për edukimin e udhëheqësve të rinj. Programi i Shkollës mbetet unik duke ulur së bashku përfaqësues të forcave të ndryshme politike, por edhe vendimmarrësit kryesorë, të zgjedhurit vendorë dhe aktivistët e shoqërisë civile dhe medias, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave, lehtësimin e dialogut dhe gjenerimin e ideve të reja.

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u ngrit në Shqipëri në vitin 2007 nga Këshilli i Evropës dhe është pjesë e një rrjeti të shkollave në 21 vende të Lindjes dhe të Evropës Juglindore.

 

Tiranë 6 dhjetor 2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page