Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës

Shtetet: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” dhe Kosova*

Financuar nga: Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës

Zbatohet nga: Këshilli i Evropës

Kohëzgjatja: 36 muaj (19 prill 2016 –  31 mars 2019)

Objektivat

Objektivi i përgjithshëm i Projektit është të promovojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës, me fokus të veçantë në Gjyqësorin në Evropën Juglindore.

Objektiva specifik (OS):

Përkrahje për gjyqësorin:

  • OS 1: Të përmiresojë zbatimin i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në fushën e lirisë së shprehjes gjatë punës së përditshme të gjyqësorit përmes interpretimit dhe zbatimit të legjislacionit në linjë me standartet evropiane.
  • OS 2: Të forcojë kapacitetin e qendrave kombëtare të trajnimit, akademive gjyqësore dhe prokuroriale si dhe shoqatave të avokatisë për të trajnuar profesionistët ligjorë mbi KEDNJ, jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe standardet e tjera evropiane mbi lirinë e shprehjes.
  • OS 3: Të rrisë ndërgjegjësimin dhe aftësinë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve që merren me çështjet e lirisë së shprehjes mbi standartet e Këshillit të Evropës dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së.

Komponentë të tjerë

  • OS 4: Mbështetje për autoritetet rregullatore të medias
    Të përmirësojë pavarësinë dhe efektivitetin e organeve përgjegjëse për rregullimin e transmetimeve, në përputhje me standartet evropiane.
  • OS 5: Trajnimi i aktorëve të medias
    Të promovojë të drejtat dhe përgjegjësitë e gazetarëve dhe zhvillojë profesionalizëm, përgjegjësi dhe respektim të rregullave etike midis gazetarëve bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ dhe instrumenteve të tjera ligjore të Këshillit të Evropës.

Partnerë

Të gjitha aktivitetet do të zbatohen në konsultim dhe bashkëpunim me autoritetet përkatëse publike dhe profesionistët e medias në vendet përfituese të projektit. Partnerët kryesorë janë Akademitë/Qendrat Gjyqësore, Shoqatat e Avokatëve, Organet Rregullatore, Shoqatat e gazetarëve dhe mediat.

Grupet e synuara

Gjyqtarët, prokurorët, avokatët, punonjësit e autoriteteve rregullatore të mediave dhe gazetarët.

Përfituesit finalë

Qytetaret dhe shoqëria në përgjithësi

Rezultat e pritshme

Mbështetja Gjyqësorit

  • RP/OS 1: Rritje e gjykimeve vendore që pasqyrojnë zbatimin e Nenit 10 dhe jurisprudencën e GJEDNJ;
  • RP/OS 2: Krijimi i kurrikulave të trajnimit për Nenin 10 dhe përmirësimi i kapacitetit të institucioneve kombëtare të trajnimit në lidhje me lirinë e shprehjes dhe medias;
  • RP/OS 3: Krijimi i forumit rajonal të profesioneve ligjorë që mblidhet rregullisht për të shkëmbyer praktikat e mira dhe për të siguruar përkrahje të ndërsjelltë për zhvillimin e jurisprudencën vendase në përputhje me jurisprudencën e GJEDNJ për çështjet mediatike, më konkretisht Nenet 6, 8 dhe 10.

Mbështetja e autoriteteve rregullatore

  • RP/OS 4:
    - Studime mbi pavarësinë dhe efektivitetin e autoriteteve rregullatore do të vazhdojnë të sigurohen me kërkesë të autoriteteve kombëtare;
    - Forcohen kapacitet profesionale të punonjësve të autoriteteve rregullatore;
    - Zhvillohet bashkëpunimi rajonal ndërmjet rregullatorëve; krijohet shkëmbimi i praktikave të mira e këqija.

Trajnimi i aktorëve të mediave

  • RP/OS 5: Krijohet dialogu i strukturuar ndërmjet aktorëve të medias, organeve vetë-rregulluese, gjyqësorit, politikanëve, parlamentarëve, policisë dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut në nivel kombëtar dhe rajonal. Aktorët e medias janë të vetëdijshëm për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre dhe kapacitetet e tyre profesionale forcohen.

Aktivitetet kryesore

Takime me ekspertë, vlerësime, workshope, aktivitete trajnuese dhe ndërgjegjësuese, seminare, tryeza të rrumbullakta, forume dhe rrjete rajonale, zhvillim kurrikulash, trajnim trajnerësh, studime, publikime, vizita studimore, opinione ekspertësh.


* Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.

 

kontakt

Erkanda BUJARI
Office e lartë e projektit
  +355 4 45 40 205
  E-mail