Back Shembulli Letonez frymëzon Kryetarët Shqiptarë të Bashkive dhe Shoqatat e tyre

Forcimi i Strukturave të Qeverisjes Lokale dhe Bashkëpunimin mes të Zgjedhurve Vendorë në Shqipëri
Shembulli Letonez frymëzon Kryetarët Shqiptarë të Bashkive dhe Shoqatat e tyre

Një delegacion shqiptar i përbërë nga përfaqësues të të zgjedhurve vendor dhe rajonal, ekspertë dhe një anëtar i Agjencisë Kombëtare për Reformë Territoriale  morën pjesë në një vizitë studimore në Letoni, e organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Letoneze për Qeveritë Lokale dhe Rajonale. Kjo vizitë  u zhvillua në të njëjtën kohë kur Kuvendi i Shqipërisë po diskuton aktualisht një projektligj të ri mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. Vizita përfshinte prezantime mbi strukturën e Shoqatës Kombëtare Letoneze dhe rolin e saj në advokim dhe negocim të buxhetit, në mënyrë që t'i ofroheshin delegacionit shqiptar shembuj konkret se si mund të rriten në Shqipëri proceset që lidhen me konsultime mes njësive të qeverisjes vendore dhe autoriteteteve kombëtare .

Anëtarët e delegacionit u mirëpritën nga Andris Jaunsleinis, Kryetar i Shoqatës dhe gjithashtu Kryetar i Delegacionit të Letonisë në Kongres (Letonia, GILD-ILDG). Delegacioni u takua gjithashtu me anëtarët e Shoqatës si dhe me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Parlamentit të Letonisë. Ata u impresionuan veçanërisht nga përfshirja e lartë e Shoqatës në të gjitha vendimet kombëtare që ndikojnë autoritetet lokale dhe në negocimin dhe nënshkrimin e Memorandumit  Vjetor të Mirëkuptimit që cakton shumën e subvencioneve dhe granteve të dedikuara për Njësitë Vendore. Ata gjithashtu shkëmbyen përvojat në lidhje me amalgamimin e njësive vendore si dhe vizituan bashkinë Jelgava, e vendosur në afërsi të Rigës, e cila u formua nga bashkimi i 13 ish – bashkive rurale në provincën Jelgava, pas reformës territoriale të vitit 2009.

Shoqata Letoneze është gjithashtu një partner i privilegjuar në diskutimet që ndodhin në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Duke qenë se është përfaqësuesja zyrtare e qeverive lokale e njohur me ligj dhe një aktor i fortë falë këtij përfaqësimit si dhe falë stafit të saj profesional, Shoqata po vepron gjithashtu si një organizatë ombrellë për rrjete më të vogla sektoriale, siç janë rrjeti i bashkive më të vogla (me më pak se 5.000 banorë), e cila është duke u ngritur aktualisht. "Shumë mund të mësohet nga shembulli Letonez", deklaroi Majlinda Bufi, kryetare e Bashkisë Roskovec (Shqipëri, NI-NR) dhe anëtare e Kongresit. "Edhe në qoftë se ne nuk mund të kopjojmë modelin e Letonisë në vendin tonë", vuri në dukje ajo, "ekzistenca e një shoqate ombrellë është qartazi një pasuri për ndërtimin e një pozitë të fortë në marrëdhëniet me autoritetet kombëtare". Ajo shtoi se kjo "nuk përbën një pengesë për diversitetin dhe sigurisht që është një shembull frymëzues për ne".

Vizita studimore u organizua në kuadër të projektit "Forcimi i Strukturave të Qeverisjes Lokale dhe Bashkëpunimin mes të Zgjedhurve Vendorë në Shqipëri", zbatuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, me mbështetjen financiare të Qeverisë së Zvicrës.

 

01/12/2015
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës më 13 korrik 1995. Pas anëtarësimit të saj, një prani e Këshillit të Evropës e kryesuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës u krijua në Shqipëri dhe u pasua, në qershor 2003, nga krijimi i Zyrës së Informacionit të Këshillit të Evropës. Që nga janari 2011, një zyrë e Këshillit të Evropës në Tiranë është ngritur si një formë e re institucionale e bashkëpunimit.

Si përfaqësuese i Sekretarit të Përgjithshëm në Shqipëri, Zyra punon për të promovuar vlerat dhe standardet e Këshillit të Evropës në lidhje me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Ajo lehtëson bashkëpunimin efektiv midis organeve të ndryshme të Këshillit të Evropës të vendosura në selinë e tij në Strasburg dhe institucioneve partnere vendase dhe ndërkombëtare në Shqipëri.

Këshilli i Evropës ia ka kushtuar punën e saj në Shqipëri ndihmesës së autoriteteve shqiptare që të vazhdojnë të sjellin legjislacionin shqiptar, praktikat e tij institucionale dhe politikat në përputhje të plotë me detyrimet e saj që rrjedhin nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut
hyrja në godinë

Aksesi në godinë për personat me aftësi të kufizuara është i mundur përmes një platforme të lëvizshme.

Telefononi në nr. 04 45 40 201 për të organizuar hyrjen në godinë.

instrument Asistence

Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail

NA NDIQNI