Back Webinar You(th) Talk: Cfarë (Këshilli të) Evropës duam

Webinar You(th) Talk: Cfarë (Këshilli të) Evropës duam

Aktiviteti i parë You(th) Talk hapi serinë e 3 webinareve tematike të organizuara nga Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë në partneritet me Ambasadën Gjermane në Tiranë dhe Kongresin Kombëtar të Rinisë, në kuadër të Kryesisë Gjermane të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (nëntor 2020 - maj 2021).

Në një panel të përbëre nga diplomatë të lartë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u diskutua me të rinjtë në lidhje me përparësitë e Kryesisë Gjermane të Këshillit të Evropës duke u përqëndruar në përfitimet e anëtarësimit të Shqipërisë, rolin e Këshillit të Evropës në përballjen me sfidat aktuale demokratike dhe të të drejtave të njeriut, në veçanti lidhur me krizat e shëndetit publik por dhe në kontekstin e axhendës së integrimit në Bashkimin Evropian.

Të ftuar të nderuar ndanë përvojat e tyre dhe theksuan rolin dhe kontributin e rëndësishëm të Këshillit të Evropës në mbështetjen e reformave demokratike të Shqipërisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa ftuan të rinjtë të kontribuojnë në mënyrë aktive në mbështetjen e vlerave dhe standardeve të Këshillit të Evropës. Përfaqësuesit e parlamentit rinor, OSHC-ve dhe institucioneve arsimore nënvizuan nevojën për politika dhe programe me në fokus forcimin e kompetencave demokratike dhe pjesëmarrjen qytetare të të rinjve.

Aktiviteti i dytë You(th) Talk do të zhvillohet të mërkurën, 24 mars, ora 16.00-18.00, në Facebook dhe Zoom dhe do të përqendrohet në Perspektivat e Rinisë në Evropë: Fuqizimi dhe Pjesëmarrja. Për regjistrim ndiqni linkun - Regjistrohuni paraprakisht për këtë takim: https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZcsfuupqDsjGtHqBrEx16ucx3k9tNiATvr7

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 17 mars 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail