Back Shqipëria dhe Estonia ndajnë praktikat më të mira mbi të drejtat e pakicave kombëtare

Shqipëria dhe Estonia ndajnë praktikat më të mira mbi të drejtat e pakicave kombëtare

Përfaqësues të Komitetit për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit të Integrimit të Estonisë u takuan në Durrës, Shqipëri, për të shkëmbyer praktikat më të mira mbi integrimin efektiv të pakicave kombëtare dhe menaxhimin e shoqërive të ndryshme. Takimi, i organizuar nga pala shqiptare me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare  dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, pasoi një shkëmbim të ngjashëm të organizuar në Tallin në vitin 2024.

Diskutimet interaktive ndërmjet pjesëmarrësve ndihmuan në thellimin e kuptimit të qasjes së secilit shtet. U vu theks i veçantë në përvojat dhe praktikat për qasjen e udhëhequr nga politika për integrimin, si dhe në përshtatjen e rezultateve të monitorimit me strategjitë afatgjata. Fondacioni i Integrimit të Estonisë ofroi njohuri të vlefshme për përdorimin e monitorimit si një mjet për të gjurmuar përfshirjen e pakicave me kalimin e kohës në një mënyrë të strukturuar dhe sistematike. Diskutimet frytëdhënëse me organizata të shoqërisë civile dhe institucionet publike të Durrësit, që përfshinë përpjekjet ndër baza për mbështetje të pakicave kombëtare, e pasuruan shkëmbimin.

Vizita u pasua nga një aktivitet i mbajtur për ngritjen e kapaciteteve për 18 anëtarë të Komitetit për Pakicat Kombëtare, me qëllim përmirësimin e aftësive të tyre në hartimin dhe menaxhimin e projekteve, duke përfshirë mundësitë për financimin e nismave për të drejtat e pakicave. Ndërkohë, delegacioni estonez zhvilloi takime të veçanta në Tiranë, duke u angazhuar me aktorë kryesorë në fushën e të drejtave të pakicave.

Përmes shkëmbimit të njohurive dhe bashkëpunimit, ky aktivitet tre-ditor forcoi bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe estoneze, duke pajisur Komitetin për Pakicat Kombëtare me mjete dhe njohuri të reja për të përmirësuar punën e saj në mbështetje të pakicave kombëtare.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Durrës dhe Tiranë, Shqipëri 18-20 mars 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail