Back Studentët e Konkursit Rajonal të Gjyqit Imitues mësojnë rreth të drejtës për liri dhe siguri

Studentët e Konkursit Rajonal të Gjyqit Imitues mësojnë rreth të drejtës për liri dhe siguri

28 studentë universitarë të Konkursit Rajonal të Gjyqit Imitues morën pjesë në një sesion trajnimi online, i drejtuar nga ekspert i Këshillit të Evropës. Sesioni, i projektuar për të mbështetur studentët në përgatitjen për konkursin, u përqendrua në Nenin 5 - e drejta për liri dhe siguri - të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, siç ky nen interpretohet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Gjykata).

Gjatë trajnimit, eksperti ofroi një përmbledhje të thelluar të parimeve kryesore të Nenit 5, të ilustruara nga raste të rëndësishme të Gjykatës që kanë formësuar fushëveprimin dhe interpretimin e të drejtës për liri dhe siguri. Formati interaktiv u lejoi studentëve të thellonin kuptimin e tyre të standardeve ligjore dhe arsyetimit të Gjykatës, duke i pajisur ata me njohuri të vlefshme për t'i aplikuar gjatë konkursit.

Pjesëmarrja aktive solli një diskutim të frytshëm dhe stimulues. Reagimet nga pjesëmarrësit ishin pozitive, duke shprehur vlerësim për udhëzimet praktike dhe shembujt përkatës të ndarë nga eksperti i Këshillit të Evropës. Sesioni u konsiderua gjerësisht si një hap i rëndësishëm dhe efektiv në përgatitjen e studenteve për Konkursin e Gjyqit Imitues.

Ky trajnim u organizua nga projekti i Këshillit të Evropës Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri, i financuar nga Fondi i Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut (HRTF), i cili bashkon tetë shtete anëtare të Këshillit të Evropës: Finlandën, Gjermaninë, Irlandën, Luksemburgun, Holandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

TIRANE, SHQIPERI 27 Prill 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page