Back Dialogu parlamentar përcakton prioritetet për adresimin e racizmit dhe gjuhës së urrejtjes në Shqipëri

KOMUNIKIM PER MEDIAT
Dialogu parlamentar përcakton prioritetet për adresimin e racizmit dhe gjuhës së urrejtjes në Shqipëri

Shqipëria po përparon në përpjekjet për të forcuar reagimin ndaj racizmit dhe gjuhës së urrejtjes, teksa anëtarë të Kuvendit, institucione të pavarura, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë u mblodhën sot në Kuvend për të diskutuar prioritete konkrete legjislative dhe të politikave, në përputhje me standardet evropiane. Dialogu parlamentar, i organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, në kuadër të programit të përbashkët BE dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, u fokusua në mënyrat se si mund të përmirësohet më tej kuadri ligjor dhe institucional mbi barazinë, mosdiskriminimin dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes.

Në hapje të aktivitetit, Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, nënvizoi: “Shqipëria dëshmon një vullnet të qartë dhe të padiskutueshëm politik për të avancuar barazinë dhe mosdiskriminimin, dhe Kuvendi është i angazhuar për të forcuar kuadrin ligjor në përputhje me standardet evropiane”.

Giulia Re, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, u shpreh: “Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në përafrimin e kuadrit të saj ligjor me standardet evropiane. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të garantuar zbatimin efektiv, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe adresimin e boshllëqeve ekzistuese”.

Andre Rizzo, Shef i Sektorit Politik, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, theksoi se adresimi i racizmit dhe gjuhës së urrejtjes është një pjesë thelbësore e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, si dhe i sigurimit të mbrojtjes efektive të të drejtave themelore, në ligj dhe në praktikë.

Aktiviteti përfshiu prezantimin e gjetjeve nga analiza krahasuese e politikave kundër racizmit në vendet përfituese të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE, dhe studimit “Përtej Përkufizimeve – Thirrje për Veprim kundër Gjuhës së Urrejtjes në Shqipëri”. Diskutimet u fokusuan në sfidat që lidhen me bashkërendimin institucional, mbledhjen e të dhënave, ndërgjegjësimin publik dhe zbatimin, si dhe në masat konkrete për të adresuar këto boshllëqe.         Dialogu u mbyll me një shkëmbim mendimesh mbi prioritetet për forcimin e reagimit të Shqipërisë ndaj racizmit dhe gjuhës së urrejtjes, përfshirë edhe rolin e Kuvendit në avancimin e reformave legjislative në përputhje me standardet evropiane.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projekteve ‘Promovimi i barazisë dhe luftimi i racizmit dhe intolerancës në Ballkanin Perëndimor’ dhe ‘Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri’, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ‘Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë’. Këto projekte synojnë të mbështesin autoritetet dhe aktorët nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në përforcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për barazinë dhe mosdiskriminimin, në përputhje me standardet evropiane, përfshirë ato të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), si dhe acquis të BE-së. Qëllimi është të nxitet zhvillimi i politikave, bashkëpunimi institucional dhe ndërtimi i kapaciteteve, si dhe të promovohen përgjigje efektive ndaj diskriminimit, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes në ligj dhe në praktikë, në kuadër të proceseve specifike të integrimit në Bashkimin Evropian.

Kontakte:

Iva Çoku, Drejtuese e Lartë Projekti, Këshilli i Evropës, +355695586499

Besnik Baka, Oficer Rajonal i Komunikimit për Instrumentin Horizontal, Këshilli i Evropës, +355692178430

 

 

Strengthening Albania’s Legal Framework against Racism and Hate Speech: Parliamentary Dialogue on Aligning with European Standards

Tiranë, Shqipëri 15 Prill 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti synon të çojë përpara efektet e reformave në fushën e antidiskriminimit dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes. Ai mbështet punën drejt përafrimit me standardet evropiane për të mbrojtur më mirë të drejtat e grupeve vulnerabël dhe pakicave etnike, duke fuqizuar më tej diversitetin dhe barazinë në Shqipëri.

Projekti zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, kohëzgjatja e të cilit është dhjetor 2023 -janar 2026.

Cili është qëllimi i projektit?

Qëllimi kryesor i projektit “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri” është përmirësimi i mbrojtjes së minoriteteve dhe grupeve të tjera vulnerabël në Shqipëri nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes/ krimet e urrejtjes, në përputhje me standardet evropiane.

Kush përfiton nga projekti?

Përfitues të këtij projekti janë institucionet publike që punojnë në fushën e antidiskriminimit, aktorët lokalë dhe më e rëndësishmja, qytetarët e Shqipërisë. Duke ofruar asistencë teknike dhe duke rritur ndërgjegjësimin e institucioneve publike dhe aktorëve relevantë në terren, projekti synon të çojë përpara efektet e reformave në fushën e antidiskriminimit dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes si dhe fuqizimin e mbrojtjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut për qytetarët e Shqipërisë, dhe në veçanti për komunitetet vulnerabël.

Si do të funksionojë projekti?

Projekti do të ndihmojë në përmirësimin e historikut të luftës kundër diskriminimit, racizmit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes në Shqipëri.

Mbështetja ofrohet si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si rrjedhojë projekti ofron nisma për ngritjen e kapaciteteve, përshtatjen e metodologjive të Këshillit të Evropës me situatën në terren dhe shkëmbimin e praktikave më të mira, për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet partnerëve, dhe dialogun ndërmjet palëve të interesuara;

Rritja e ndërgjegjësimit për diversitetin dhe antidiskriminimin ndaj të tjerëve përbën një komponent të rëndësishëm të projektit.

Çfarë presim të arrijmë?

Në mënyrë të veçantë, projekti do të sigurojë që:

  • Politikëbërësit të trajtojnë më mirë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes;
  • Institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile të përmirësojnë reagimin ndaj luftës kundër diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes;
  • Publiku i gjerë në Shqipëri të ndërgjegjësohet më shumë dhe të kontribuojë në luftën kundër intolerancës, krimeve të urrejtjes dhe racizmit për një shoqëri më kohezive.

Sa është buxheti i projektit?

Buxheti total i projektit është 850,000 Euro. Shqipëria po përfiton edhe nga projekti rajonal për Promovimin e barazisë dhe luftën kundër racizmit dhe intolerancës në Ballkanin Perëndimor, me vlerë 700,000 Euro.

Buxheti i alokuar për programin e përgjithshëm të Instrumentit Horizontal është rreth 41 milion Euro (85% financuar nga Bashkimi Evropian, 15% nga Këshilli i Evropës)

Rreth Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë është një nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe e Këshillit të Evropës që u mundëson Përfituesve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë të përmbushin axhendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të përputhet me standardet evropiane, që është edhe prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së.

 

 

 

 


 

Projekti në një vështrim

Kohëzgjatja: 48 muaj (janar 2023 deri në dhjetor 2026)

Përfituesit:

  • Qytetarët e Shqipërisë
  • Autoritetet publike, veçanërisht organet që punojnë në fushën e barazisë
  • Profesionistë të arsimit, studentët
  • Media
  • Organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Financimi: Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës

Buxheti: 850 000 Euro

Blloko urrejtjen
kontakt

Paolo Lobba
Menaxher Programi
E-mail


Iva Çoku 
Oficere e Lartë Projekti

+355 44 540 208
E-mail


Elsa Delishaj
Asistente Projekti

+355 44 540 217
E-mail