Back “Bashkë për Familjen” – Festivali i 17-të i Diversitetit nis në Shqipëri për të shënuar IDAHOT

“Bashkë për Familjen” – Festivali i 17-të i Diversitetit nis në Shqipëri për të shënuar IDAHOT

Është muaji maj dhe, si çdo vit, bashkohemi për të festuar diversitetin dhe dinjitetin njerëzor në Shqipëri, duke ripohuar angazhimin tonë për të sfiduar diskriminimin dhe për të promovuar përfshirjen për të gjithë. Festivali i 17-të i Diversitetit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, ka nisur tashmë. Organizata LGBTI, anëtarë të komunitetit dhe qytetarë mblidhen në një seri të gjallë aktivitetesh publike gjatë gjithë muajit, nën moton e këtij viti: “Bashkë për Familjen!”

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës vazhdojnë të mbështesin me krenari organizatat LGBTI në Shqipëri, duke ndihmuar në luftën kundër diskriminimit, promovimin e përfshirjes dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për të gjithë.

Ndër momentet kryesore, Dialogu i Nivelit të Lartë mbi Anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe Perspektivën e të Drejtave LGBTI pasqyron njohjen gjithnjë e më të madhe se rruga drejt integrimit evropian është e pandashme nga mbrojtja e të drejtave themelore për të gjithë. Dy momente të rëndësishme do të pasojnë: ceremonia “Ngritja e Flamurit” pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në rrugën e Kavajës, simbol i dukshmërisë institucionale dhe solidaritetit, si dhe “Shkunde Homofobinë”, një aktivitet që ballafaqon paragjykimet përmes veprimit komunitar dhe përvojave të përbashkëta.  

Festivali vazhdon më 17 maj me “Dumplings dhe Dashni”, duke ofruar një mbledhje intime në frymën e komunitetit dhe përkatësisë. Më 20 maj, do të  mbahet Tryeza Strategjike Kombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e të Drejtave LGBTI në Shqipëri, pranë Hotel Tirana International. Ky është një dialog politik thelbësor, që bashkon zërat institucionalë dhe të shoqërisë civile për të vlerësuar progresin dhe për të përcaktuar rrugën përpara. “The TemptationKiki Ball Party që do të organizohet në Qendrën Kulturore Agimi, është një tjetër mbrëmje festive gëzimi, arti dhe vetë-shprehjeje. Në fund të muajit, Konkursi i Poezisë Queer më 31 maj do t’u japë zë rrëfimeve personale, duke amplifikuar perspektiva që shpesh mbeten të padëgjuara.

Gjithashtu tre fushata online po zhvillohen paralelisht gjatë muajit maj, duke mbajtur të gjallë diskutimin përtej aktiviteteve fizike të festivalit. Me grafika kreative dhe vizuale, këto fushata do të rrisin ndërgjegjësimin për të drejtat e barabarta dhe diversitetin, duke arritur komunitete të ndryshme në mbarë Shqipërinë.  

Këto aktivitete janë dëshmi e vendosmërisë dhe kreativitetit të komunitetit LGBTI në Shqipëri dhe aleatëve të tij. Së bashku, ata dërgojnë një mesazh të qartë: të drejtat e njeriut dhe barazia janë të panegociueshme, dhe një shoqëri vërtet përfshirëse ndërtohet duke qëndruar së bashku, duke ngritur zërin dhe duke mbështetur njëri-tjetrin, sot dhe çdo ditë.

Festivali i 17-të i Diversitetit u mbështet nga projekti “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri,” pjesë e programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal III,” së bashku me Njësinë SOGIESC të Këshillit të Evropës.

 

 KALENDARI I AKTIVITETEVE

Shqiperi 14 Maj 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti synon të çojë përpara efektet e reformave në fushën e antidiskriminimit dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes. Ai mbështet punën drejt përafrimit me standardet evropiane për të mbrojtur më mirë të drejtat e grupeve vulnerabël dhe pakicave etnike, duke fuqizuar më tej diversitetin dhe barazinë në Shqipëri.

Projekti zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, kohëzgjatja e të cilit është dhjetor 2023 -janar 2026.

Cili është qëllimi i projektit?

Qëllimi kryesor i projektit “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri” është përmirësimi i mbrojtjes së minoriteteve dhe grupeve të tjera vulnerabël në Shqipëri nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes/ krimet e urrejtjes, në përputhje me standardet evropiane.

Kush përfiton nga projekti?

Përfitues të këtij projekti janë institucionet publike që punojnë në fushën e antidiskriminimit, aktorët lokalë dhe më e rëndësishmja, qytetarët e Shqipërisë. Duke ofruar asistencë teknike dhe duke rritur ndërgjegjësimin e institucioneve publike dhe aktorëve relevantë në terren, projekti synon të çojë përpara efektet e reformave në fushën e antidiskriminimit dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes si dhe fuqizimin e mbrojtjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut për qytetarët e Shqipërisë, dhe në veçanti për komunitetet vulnerabël.

Si do të funksionojë projekti?

Projekti do të ndihmojë në përmirësimin e historikut të luftës kundër diskriminimit, racizmit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes në Shqipëri.

Mbështetja ofrohet si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si rrjedhojë projekti ofron nisma për ngritjen e kapaciteteve, përshtatjen e metodologjive të Këshillit të Evropës me situatën në terren dhe shkëmbimin e praktikave më të mira, për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet partnerëve, dhe dialogun ndërmjet palëve të interesuara;

Rritja e ndërgjegjësimit për diversitetin dhe antidiskriminimin ndaj të tjerëve përbën një komponent të rëndësishëm të projektit.

Çfarë presim të arrijmë?

Në mënyrë të veçantë, projekti do të sigurojë që:

  • Politikëbërësit të trajtojnë më mirë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes;
  • Institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile të përmirësojnë reagimin ndaj luftës kundër diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes;
  • Publiku i gjerë në Shqipëri të ndërgjegjësohet më shumë dhe të kontribuojë në luftën kundër intolerancës, krimeve të urrejtjes dhe racizmit për një shoqëri më kohezive.

Sa është buxheti i projektit?

Buxheti total i projektit është 850,000 Euro. Shqipëria po përfiton edhe nga projekti rajonal për Promovimin e barazisë dhe luftën kundër racizmit dhe intolerancës në Ballkanin Perëndimor, me vlerë 700,000 Euro.

Buxheti i alokuar për programin e përgjithshëm të Instrumentit Horizontal është rreth 41 milion Euro (85% financuar nga Bashkimi Evropian, 15% nga Këshilli i Evropës)

Rreth Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë është një nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe e Këshillit të Evropës që u mundëson Përfituesve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë të përmbushin axhendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të përputhet me standardet evropiane, që është edhe prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së.

 

 

 

 


 

Projekti në një vështrim

Kohëzgjatja: 48 muaj (janar 2023 deri në dhjetor 2026)

Përfituesit:

  • Qytetarët e Shqipërisë
  • Autoritetet publike, veçanërisht organet që punojnë në fushën e barazisë
  • Profesionistë të arsimit, studentët
  • Media
  • Organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Financimi: Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës

Buxheti: 850 000 Euro

Blloko urrejtjen
kontakt

Paolo Lobba
Menaxher Programi
E-mail


Iva Çoku 
Oficere e Lartë Projekti

+355 44 540 208
E-mail


Elsa Delishaj
Asistente Projekti

+355 44 540 217
E-mail