Këshilli i Evropës mbështeti Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Shqipërisë për trajnimin e trajnerëve dhe të mbikqyrësve të operatorëve të Pajisjes Elektronike të Identifikimit (PEI). Këta trajnerë dhe operatorë do të luajnë një rol kyç në përgatitjen e administratës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik, më 9 nëntor 2025.
Kjo nismë për rritjen e kapaciteteve adresoi rolet kyçe të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, Komisioneve të Qendrave të Votimit, Grupeve të Numërimit të Votave dhe operatorëve të PEI-it.
Pjesëmarrësit morën pjesë në simulime praktike, shqyrtuan mësimet e nxjerra dhe rekomandimet e raporteve ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve, me qëllim forcimin e kuptimit mbi kuadrin ligjor zgjedhor dhe sigurimin e zbatimit efektiv të Kodit Zgjedhor dhe udhëzimeve të KQZ-së në ditën e zgjedhjeve.
Këshilli i Evropës është i angazhuar për të mbështetur proceset demokratike në Shqipëri, duke forcuar integritetin zgjedhor dhe kapacitetet e administratës zgjedhore.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri, që zbatohet nga Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë me mbështetjen financiare të Republikës Federale Gjermane.


