Back Tirana mirëpret qendrat ENIC dhe NARIC për takimin vjetor

Tirana mirëpret qendrat ENIC dhe NARIC për takimin vjetor

Në datat 25-27 maj 2025, do të mbahet në Tiranë takimi i 32-të i Përbashkët Vjetor i Rrjetit të Qendrave Kombëtare të Njohjes së Kualifikimeve Akademike ENIC-NARIC, i organizuar me mbështetjen e Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

Mbi 150 përfaqësues do të marrin pjesë në këtë event të rëndësishëm, që shërben si një forum kyç për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e njohjes së kualifikimeve.

Me synim zhvillimin e mëtejshëm të politikave dhe praktikave të njohjes së kualifikimeve si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, ky event vjetor ofron mundësi që pjesëmarrësit të ndajnë përvojat dhe të forcojnë partneritetet brenda komunitetit ENIC-NARIC.

Eventi do të mbahet në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Arteve.

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 23 Maj 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail