Back Shkolla e Magjistraturës së Shqipërisë zgjeron grupin e saj të trajnerëve vendas të certifikuar në lirinë e shprehjes dhe të medias

Shkolla e Magjistraturës së Shqipërisë zgjeron grupin e saj të trajnerëve vendas të certifikuar në lirinë e shprehjes dhe të medias

Nëntë gjyqtarë dhe prokurorë u trajnuan intensivisht në Trajnimin për Trajnerë 4-ditor mbi nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dhe standardet e Këshillit të Evropës mbi lirinë e shprehjes dhe të medias. Jurisprudenca dhe kuadri ligjor i brendshëm u përdorën për të shqyrtuar zbatimin e këtyre standardeve nga gjykatat në vend. Objektivi i trajnimit ishte zgjerimi i grupit të trajnerëve të çertifikuar vendas të Shkollës së Magjistraturës, të cilët më pas do të trajnojnë kolegët e tyre nëpërmjet një sistemi trajnimi kaskadë.

Trajnimi u organizua nga Shkolla e Magjistraturës me mbështetjen e projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri (JUFREX)”.

Gjyqtarët dhe prokurorët pjesëmarrës u trajnuan përmes një metodologjie trajnimi interaktive të përgatitur në kuadër të projektit, duke përfshirë analizën e rasteve të punës në grup, diskutime dhe prezantime. Ata u pajisen me manualin e trajnerit në gjuhën shqipe dhe botime të tjera burimore të zhvilluara nga projekti.

Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Lirina e Shprehjes dhe e Medias në Shqipëri (JUFREX)” është pjesë e një nismës më të madhe të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës të quajtur "Instrumentit Horizontal II".

 

 

 

Pogradec, Shqipëri 28 tetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page