Me mbështetjen e Këshillit të Evropës, u zhvillua me sukses faza pilot e instrumentit të Vlerësimit të Nevojave për Trajnim në 13 bashki të përzgjedhura në të gjithë Shqipërinë. Ky pilotim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të planifikimit të zhvillimit të kapaciteteve në nivel vendor.
Rezultatet e pilotimit u prezantuan dhe u diskutuan së bashku me përfaqësues të burimeve njerëzore të njësive të vetëqeverisjes vendore, Shkollës Shqiptare të Administratës Publike dhe Departamentit të Administratës Publike.
Pilotimi shërbeu si një hap përgatitor drejt digjitalizimit të plotë të instrumentit.
Ky instrument do të kontribuojë në:
- Identifikimin e nevojave për trajnim bazuar në performancën institucionale;
- Gjenerimin e të dhënave të besueshme për planifikim dhe vendimmarrje të mirëinformuar;
- Forcimin e kapaciteteve të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve qendrore të përfshira në identifikimin dhe analizën e Nevojave për Trajnim.
Këshilli i Evropës mbetet i angazhuar për të mbështetur modernizimin e proceseve të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Shqipëri, në përputhje me standardet evropiane të mirëqeverisjes dhe administratës publike efiçente.
Ky event u organizua në kuadër të projektit Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në Nivel Vendor në Shqipëri, i cili zbatohet nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen në Shumë Nivele, pranë Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, financuar nga Republika Federale e Gjermanisë. Projekti synon të përforcojë kuadrin institucional për trajnimin e zyrtarëve vendorë dhe përfaqësuesve të zgjedhur, të rrisë kapacitetet e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore për menaxhimin efikas të burimeve njerëzore dhe të nxisë pjesëmarrjen qytetare.


