Në bashkëpunim me profesionistë të burimeve njerëzore nga niveli qendror dhe vendor, zhvilluam një diskutim frytdhënës mbi rezultatet e ushtrimit të Vlerësimit të Nevojave për Trajnim (VNT) të realizuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA). Ky ushtrim, i kryer në prag të digjitalizimit të të gjithë procesit, me mbështetjen e Këshillit të Evropës, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit të menaxhimit të trajnimeve në administratën publike.
Pjesëmarrësit theksuan rolin proaktiv të ASPA-s në drejtimin e procesit dhe ofrimin e udhëzimeve të nevojshme për institucionet, për të zbatuar me sukses vlerësimin.
Me mbështetjen e Këshillit të Europës, procesi i VNT do të digjitalizohet, duke kaluar kështu në një ndryshim transformues. Ky ndryshim do t’u mundësojë profesionistëve të burimeve njerëzore të angazhohen më efektivisht, duke siguruar gjenerimin e të dhënave cilësore dhe në kohë reale, të cilat do të informojnë më mirë vendimmarrjen dhe shpërndarjen e burimeve. Kjo do t’u japë mundësi institucioneve të harmonizojnë përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve me kërkesat e administratës publike moderne.
Transformimi digjital i procesit të VNT përfaqëson jo vetëm një hap përpara për administratën publike shqiptare, por edhe një model se si inovacioni mund të nxisë reforma të qëndrueshme dhe me ndikim.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit Mbështetje për Reformën e Administratës Publike në Nivel Vendor në Shqipëri, financuar nga Republika Federale e Gjermanisë dhe zbatuar nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen në Shumë Nivele brenda Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.


