Back Rikonfirmim i angazhimit për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri

Rikonfirmim i angazhimit për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri

Përfaqësues të institucioneve përfituese dhe partnerë u mblodhën në Tiranë në kuadër të takimit të katërt të Komitetit Drejtues të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri (PRO-FREX-A).

Gjatë takimit, pjesëmarrësit shqyrtuan ecurinë e deritanishme, përcaktuan prioritetet për periudhën në vijim dhe koordinuan hapat e ardhshëm për avancimin e lirisë së shprehjes dhe medias në përputhje me standardet evropiane. Anëtarët e Komitetit Drejtues vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve publike, aktorëve të pavarur dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar përgjegjësinë e përbashkët për garantimin e lirisë së shprehjes. Ky angazhim mbetet thelbësor për forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe për mbështetjen e procesit të integrimit evropian.

Pjesëmarrësit theksuan se përpjekjet e koordinuara dhe gjithëpërfshirëse janë vendimtare për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së sektorit mediatik në Shqipëri, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës.

Projekti Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri zbatohet nga Divizioni i Këshillit të Evropës për Bashkëpunim në fushën e Lirisë së Shprehjes dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, në kuadër të programit Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Tiranë, Shqipëri 15 prill 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail