Studentët e Shkollës së Magjistraturës, prokurorë dhe gjyqtarë të ardhshëm, u njohën me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi të drejtën për liri dhe siguri.
Gjatë një leksioni të hapur, pjesëmarrësit fituan njohuri të vlefshme mbi kriteret e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kur vendos për masat parandaluese, me fokus paraburgimin. Leksioni paraqiti një analizë të disa vendimeve kryesore nga Gjykata, duke theksuar rëndësinë e vendimeve të arsyetuara mirë që adresojnë në mënyrë të plotë faktet e secilit rast. Gjithashtu nënvizoi nevojën për të marrë në konsideratë masa alternative ndaj paraburgimit.
Studentët ndanë shembuj nga përvojat e tyre dhe shprehën interes për të mësuar rreth standardeve të vendosura nga Këshilli i Evropës mbi paraburgimin, masat parandaluese dhe heqjen e lirisë.
Ky aktivitet u organizua nga projekti i Këshillit të Evropës Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri, i financuar nga Fondi i Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut (HRTF), i cili bashkon tetë shtete anëtare të Këshillit të Evropës: Finlandën, Gjermaninë, Irlandën, Luksemburgun, Holandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar.


