Back Shkëmbimi i praktikave të mira në lidhje me strukturat organizative dhe përshkrimet e punës ndërmjet drejtorëve të burimeve njerëzore të bashkive të qarqeve Elbasan dhe Korçë

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

"Menaxhimi i mirë i burimeve njerëzore është një komponent kyç i një administrate vendore profesionale, efektive dhe të orientuar drejt qytetarëve", tha Claus Neukirch, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, në fjalën e hapjes së workshop-it me drejtorët e menaxhimit të burimeve njerëzore (MBNJ) nga Elbasani dhe Korça, javën e kaluar.

Workshop-i "Menaxhimi i burimeve njerëzore në njësitë e qeverisjes vendore - strukturat organizative dhe përshkrimet e standardizuara të punës" u organizuar në kuadër të projektit "Fuqizimi i strukturave të qeverisjes vendore në Shqipëri - Faza III" i zbatuar nga KiE me mbështetjen financiare të Qeverisë së Zvicrës. Drejtorët e MBNJ-së nga 12 bashki dhe dy këshilla qarqesh, një përfaqësues i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil (KMSHC), menaxheri i projektit të binjakëzimit të Bashkimit Evropian për administratën publike dhe anëtarë të ekipit të projektit të Këshillit të Evropës nga Tirana dhe Strasburgu kontribuan në workshop.

Ky workshop ishte i dyti nga një seri prej gjashtë të tillësh të planifikuar me drejtorët e MBNj-së nga bashkitë e gjithë Shqipërisë duke ofruar mundësinë për të ndarë përvojën dhe praktikat e mira dhe për të kontribuar në zhvillimin e mjeteve që ndihmojnë MBNj-në në nivel vendor. Workshop-et, gjithashtu, shërbejnë për të prezantuar gjetjet dhe rekomandimet e KMSHC-së lidhur me zbatimin e ligjit të nëpunësit civil në nivel vendor si dhe manualet për MBNj-në të përgatitura përmes projektit të binjakëzimit të BE-së. Në workshop mori pjesë, gjithashtu, edhe Ilia Skëdi, Konsull Nderit i Francës në Korçë.

 

 

albania 22 february 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page