Back Monitorimi i mediave audiovizive për një mbrojtje më të mirë të lirisë së shprehjes në Shqipëri

Monitorimi i mediave audiovizive për një mbrojtje më të mirë të lirisë së shprehjes në Shqipëri

Autoritetet shqiptare po ndërmarrin hapa për të siguruar një monitorim më efektiv të përmbajtjes së mediave audiovizive, me synim forcimin e mbrojtjes së lirisë së shprehjes në përputhje me standardet evropiane. Profesionistë të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) morën pjesë në një sesion për ngritjen e kapaciteteve, të organizuar në Tiranë në kuadër të veprimit Mbrojtja e Lirisë së Shprehjes dhe e Lirisë së Medias në Shqipëri (PROFREX-A), një nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Sesioni trajtoi një pasqyrë të kuadrit ligjor dhe institucional në Shqipëri, kërkesat përkatëse të Bashkimit Evropian, si dhe qasjet praktike për monitorimin e gjuhës së urrejtjes, përmbajtjeve fyese dhe diskriminuese në transmetimet audiovizive, duke u bazuar në standardet e Këshillit të Evropës dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Formati interaktiv i aktivitetit nxiti diskutime dhe reflektime, duke u mundësuar stafit të AMA-s të zhvillojë një kuadër të përbashkët analitik për monitorim të qëndrueshëm dhe të njëtrajtshëm. Kjo do të kontribuojë në krijimin e një mjedisi mediatik më të sigurt dhe do të mbështesë harmonizimin e kuadrit rregullator të Shqipërisë me standardet evropiane.

Ky aktivitet u organizua nga Divizioni për Bashkëpunim në fushën e Lirisë së Shprehjes, në kuadër të veprimit Mbrojtja e Lirisë së Shprehjes dhe e Lirisë së Medias në Shqipëri (PROFREX-A), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë".

Tiranë, Shqipëri 24 korrik 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail